1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

STATUSI QË E TRONDITI SERBINË!

Më të lexuarat

Shkruar nga: Dragan Čapelja/Novi Sad

 “Ka ardhur koha të paguajmë për Edin Sallahareviqin nga Vllasenica, Žellimir Vidoviq Kelli, futbollist i FK Sarajevës, hendbollisti Goran Çengiq, për 1601 fëmijë Sarajevës…

Për tridhjetë vjet ne ulemi, hamë, pimë, u bënim sikur derra, degjonim muzikë, kishim të vjella duke thyer gotat në të njëjtën kafene me erë të keqe dhe me tym.                                              
Më në fund… diku para agimit në fajront (para mbylljës), erdhi një kamarier i parruar dhe i gërryer me një bllok të thërrmuar dhe një stilolaps boje pas veshit…Çka patëm me pagu”?      

Po… ka ardhur koha e pagesës për…

Turma: “Arrestoni Vllasin”!!! – “Nuk dëgjoj mirë kë, por do ta arrestoj”                                                                               – Sllobodan Millosheviq 02.04.1988…tubimi në Beograd, Turma: duke kenduar sëbashku me Olivera Katarinën dhe duke brohoritur: “Do të rrëzojmë qeverinë në Novi Sad” “Kruniq o pi… e tradhtove Sërbin.                                 
– Novi Sad, 10.05.1988.

-“Gjashtë shekuj më vonë, sot jemi sërish në beteja dhe përballë betejave. Ato nuk janë të armatosur, ndonëse të tilla ende nuk janë përjashtuar”.                                                                               – Sllobodan Millosheviq, 28.06.1989.

– “A doni që ustashët të udhëheqin përsëri vendin tuaj”?                       
– Borisav Jović për Ante Markoviqin, Kryeministër i Qeverisë Federale, dhjetor 1991. Ka ardhur koha për të paguar për…

-“Thikë, tel, Srebrenicë” -“O Pazar i ri do bëhesh Vukovari i ri” -“Vrite kroatin që shqiptari të mos ketë vëlla” -“Turqit vajtojnë, grat turke qajnë , O kuku kuku, ja ku vjen Vulla.” E serdar Janko duke tundur me shpatën, goditni vëllezër, Serbia është e jona!”. – “Gjeneral, faleminderim për nënën tuaj” Është koha për të paguar për…                                                                      – Bellin, Gishkën, Arkanin, Knellën, Voja Amerikën, Goran Vukoviqin Majmunin, Klanin i Vozhdovcit, Klanin e  Zemunit, “djemtë e ashpër”, “biznesmenët kontrovers”, “tifozët më të zjarrtë”, “Dellije”, “Grobaret”, “Head huntersat” , “Forca e Bashkuar”, “Çetnikat e veriut”…

Ka ardhur koha për të paguajmë për… Dada Vujasinoviq, Sllavko Quruvija, Milan Pantiq, Zoran Gjingjiq, të rinjtë serbë të vrarë në kafene “Panda” në Pejë… Për memorandumin SANU, “Gollubnjaça”, “Vojkën dhe Savllën, për “Gardën serbe”, “Tigrat e Arkanit”, “Shqiponjat e Bardha”, “Grerëzat e Verdha”, “Ujqërit nga Vuçjaku”, “Lleva Supoderica”, “Akrepat”, “Beretat e Kuqe”… lugë të ndryshkura, lista. nga Hrtkovci, ai prifti që mban kafkën e një fëmije në dorë dhe rendit nëpër kockat e njeriut, Lepa Brena me uniformë kamuflazhi dhe “Nuk të dua Alija se je Balija” Për Vukovarin, Dubrovnikun, Sarajevën, Prijedorin. , Srebrenicë… Markale, porta e Tuzllës, “shiritat e bardha” të Prijedorit, rrëmbimi në Shtërpci, Ovçar dhe Velepromet. Për kampet Stajićevo, Begejce, Niš, KPZ Sremska Mitrovica dhe Shlivovica.

Për basketbollistin më të talentuar të Jugosllavisë të torturuar dhe vrarë brutalisht Edin Sallahareviq nga Vllasenica, për Zhelimir Vidoviq Kelli, futbollist i KF Sarajevës, përfaqësues i hendbollit të Jugosllavisë, serbi i Sarajevës Goran Çengiq i cili u vra duke u përpjekur të mbronte një fqinjë musliman, për Srgjan Aleksiq nga Trebinja që u vra brutalisht sepse u ndal për mbrojtjen e “Turkut”, për 1601 fëmijë Sarajevës…

Është koha e faturimit për…
Kampet paraushtarake të fëmijëve rusë në Zllatibor dhe Krushevc.

Për derisa na perqeshin nga TV-a Beqkoviqi, Krestiqi, Mariqi, Bokani, Kristijani… bërtasin dhe ulërojnë Sanja Marinkoviq, Karleusha dhe Stanija, sytë e trishtuar të aktorit të vrarë Dragan Maksimoviq po na shikojnë nga qielli, ne ëndrrat na vijnë frigoriferë të mbytur me trupat e Shqiptarve Kosovar dhe trupi i vrarë të  foshnjës gjashtë muajshe Amilla nga Srebrenica, “kufoma numër 172”. Për më shumë se tre dekada, këtu është kultivuar sistematikisht dhe me kujdes URREJTJA.

URREJTJE për çdo gjë të ndryshme, të avancuar, moderne, të begatë, urrejtje për perëndimin, urrejtje për të gjithë ata që janë të një kombi tjetër, feje… urrejtje për ata që nuk duan dhe nuk dinë të urrejnë, urrejtje për ata me një mendim i ndryshëm, urrejtje për serbët që nuk mjaftë “serbë të mëdhenj”, urrejtje ndaj malazezëve sepse nuk duan të jenë serbë, urrejtje ndaj boshnjakëve sepse “harruan se në të vërtetë ata janë serbë”, urrejtje ndaj kroatëve “sepse janë ustash”. “, urrejtje ndaj shqiptarëve se janë shqiptarë, urrejtje ndaj Vojvodinës “sepse janë hungarezë dhe ustashë”…

Ata urrejnë dhe sulmojnë të gjithë ata që nuk adhurojnë Rusinë, nuk mbështesin Putinin, nuk kënaqen me orgazmën ndaj fëmijëve të vrarë ukrainas, duke satirizuar dhe plaçkitur qytete të tëra.

Ata patën sukses.
Ata shkatërruan gjithçka.
Këtu nuk ka më njerëz.
Këtu banojnë vetëm urrejtja dhe zemërimi.

Këtu lavdërohen dhe ngriten kurvat, hajdutët dhe vrasësit.

Këtu është lajmi, barku shtatzënë i vajzës së një krimineli lufte dhe një këngëtare plake.

Këtu bëhet thirja për luftëra të reja, masakër dhe shkatërrime.

Këtu ëndërrojnë për një bombë nukleare kundër Berlinit, Parisit dhe Londrës.                                                               
Për këtë arsye fatura nënvizohet dhe kamarieri i parruar e gërvishtur po i mbledh dalëngadalë zërat e faturës së përgjakshme.

Ai erdhi te fëmijët tanë… të vdekur.

 

Fundi është ky.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit