-1.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Adi Krasta në gjyq, e padit ‘Top Channel’

Më të lexuarat

Ai iku, ata e hodhën në gjyq. Ajo që ishte deklaruar muaj më parë nga kompania mediatike “Top Channel” u bë. Ditën e djeshme në sekretarin e gjykatës së Tiranës është regjistruar padia ndaj moderatorit televiziv Adi Krast,raporton ‘Shekulli’.
Nga televizioni ai është paditur për shkelje të kontratës së punës dhe për këtë i kërkohet t’i paguaj televizionit 32 milion lek të vjetra.

Pas hedhjes së shortit padia do të gjykohet nga gjyqtari Arben Mullaj. Krasta ka qenë pjesë e stafit dhe një nga figurat kryesore të këtij televizioni. Në tetor të vitit të kaluar, befas një të martë, kur kishte ditën e programit “100 milion” nuk është shfaqur si gjithmonë! Aty u mor vesh dhe u kuptua përfundimisht prishja dhe krisja e marrëdhënieve mes tij dhe televizionit “Top Channel”.

Ai asnjëherë nuk është prononcuar për këtë largim dhe nuk ka dhënë përgjigje konkrete për arsyet reale të largimit të tij. Por nga ana tjetër, për këtë ikje të beftë nuk i ka ardhur mirë televizionit në të cilin punonte, pasi sipas tij, ai ka thyer një kontratë pune, nuk e ka respektuar atë deri në fund. Në janar të këtij viti, ai realizoi një spektakël në Pallatin e Kongreseve ku dhe nisi siparin e programit më të ri televiziv “A Shoë”, që tashmë e realizon çdo të martë në ekranin e Vizion Plus.

Kjo padi nuk ishte e pa paralajmëruar për Krastën. Një ditë pas largimit vetë kompania mediatike reagoi. Zëvendësdrejtori i përgjithshëm dhe njëkohësisht drejtori i departamentit të burimeve njerëzore në “Top Channel”, Adrian Proko, tha se “Punonjësi Adi Krasta është larguar duke zgjidhur në mënyrë të njëanshme kontratën e punës me ‘Top Channel’/Shekulli/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit