1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Gaza, 250 mijë persona janë pa punë për shkak të bllokadës izraelite

Më të lexuarat

“Praktikat shtrënguese të Izraelit kundër Rripit të Gazës kanë rritur në 45 për qind normën e papunësisë, e cila në mesin e të rinjve është 74 për qind”, thuhet në deklaratën e Ministrisë palestineze të Punës

Për shkak të bllokadës së Izraelit e cila vazhdon që nga viti 2007, në Rripin e Gazës janë rreth 250 mijë persona pa punë, transmeton Anadolu.

Ministria palestineze e Punës në Gaza publikoi një deklaratë me shkrim lidhur me 1 Majin – Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve.

“Praktikat shtrënguese të Izraelit kundër Rripit të Gazës kanë rritur në 45 për qind normën e papunësisë, e cila në mesin e të rinjve është 74 për qind. Numri i të papunëve në rajon është rreth 250 mijë”, thuhet në deklaratë.

Për të ulur normën e papunësisë dhe për të ofruar shërbim më të mirë ndaj popullit të Gazës, ministria ka kërkuar mbështetje nga organizatat e ndihmës dhe ka bërë thirrje të ushtrohet presion mbi Izraelin që t’i japë fund shkeljeve të tij kundër fermerëve që punojnë në tokat bujqësore në Rripin e Gazës, të rrisë numrin e punëtorëve që lejohen të punojnë në territoret nën pushtim si dhe për zgjerimin e zonës së peshkimit të peshkatarëve.

– Vazhdon bllokada e Izraelit ndaj Gazës

Përreth Rripit të Gazës që Izraeli mban nën bllokadë ndodhen rreth 50 vendbanime hebreje. Sipas mediave lokale, popullata izraelite këtu në vitin 2009 ishte 42 mijë ndërsa në vitin 2019 me një rritje 30.6 për qind arriti në 55 mijë.

I ndodhur nën bllokadën e Izraelit nga ajri, toka dhe deti prej 16 vitesh, Rripi i Gazës është skenë e një krize të madhe humanitare. Rreth 2 milionë palestinezë të cilët nuk kanë liri udhëtimi, nuk mund të dalin jashtë Gazës përveç situatave të jashtëzankonshme.

Qeveria e Tel Avivit garanton leje pune brenda Izraelit për më shumë se 10 mijë palestinezë që jetojnë në Gaza. Disa ekspertë shprehin kritikën se Izraeli e përdor këtë si një “kartë negociatash ekonomike” kundër Rripit të Gazës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit