-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Myftiu Tërnava mbajti ligjëratë në Xhaminë e Bardhoshit

Më të lexuarat

Prishtinë, më 16 prill 2023

Për nder të Natës së madhe të Kadrit, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, mbajti një ligjeratë në Xhaminë e Bardhoshit kushtuar vlerës dhe rëndësisë që ka kjo natë.

Në hapje të kësaj ligjërate u lexuan ajetet e sures Kadr nga hafëzi Abdurrahim Rrahimi, e më pas imami i xhamisë, Besnik ef. Llumnica, falënderoi dhe përshëndeti prezencën e Myftiut Tërnava në këtë ligjëratë, duke potencuar se ndjehen të nderuar që sot kanë mundësi të dëgjojnë ligjëratë kushtuar Natës së Kadrit nga Myftiu Naim ef. Tërnava.

Myftiu Tërnava në ligjëratën e tij kryesisht u fokusua në vlerën dhe madhështinë që ka Nata e Kadrit. Ai tha se Ramazanit ia shton vlerën e tij zbritja e Kuranit në këtë muaj. “Kësaj nate i shtohet vlera edhe më shumë, kur dihet se në këtë natë zbret në qiellin e dynjasë edhe melaqja Xhibril a.s. për ta parë ymetin e Muhamedit a.s. duke bërë ibadet. Pejgamberi a.s. në një hadith ka thënë se ai që e gjallëron Natën e Kadrit me ibadet, me besim dhe shpresë, do ta ketë faljen dhe mëshirën e Zotit. Shembulli më i mirë që ne duhet ndjekur është shembulli i Pejgamberit a.s., e ai e ngjallte këtë natë me namaz, me dua, e me kërkimfalje nga Zoti xh.sh.”

Në fund të ligjëratës, Myftiu Tërnava bëri lutje dhe dua që Zoti të na i ketë pranuar agjërimin, namazet, sadakatë, punët dhe veprat e mira që i kemi bërë gjatë këtij muaji, duke potencuar edhe ajetin kuraror se punët dhe veprat tona do të shihen në Ditën e Gjykimit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit