11.1 C
Pristina
Monday, September 30, 2024

Disa urtësi pse Allahu e mbanë të fshehur Naten e Kadrit!

Më të lexuarat

“Allahu e mban të fshehur Natën e Kadrit për disa arsye, mendoj unë:

E para: Zoti e mban të fshehur Natën e Kadrit ashtu siç mban të fshehur edhe shumë gjara të tjera. Zoti e ka fshehur le të themi kënaqësinë e Tij për përkushtimin tonë në ibadete, në mënyrë që besimtarët të shfaqin përkushtim total, ashtu siç mban të fshehur zemërimin e Tij për mëkatet, në mënyrë që besimtarët të ruhen nga të gjitha. Zoti e mban të fshehur kush është veli[2], që njerëzit të kenë nderim për të gjithë. E mban të fshehur përgjigjen e lutjes, që njeriu të lutet sa më shumë. Zoti mban të fshehur emrin më të madh, që besimtarët t’i madhërojnë të gjithë emrat. Mban të fshehur namazin e mesëm që të përkujdesen për të gjithë namazet. Mban të fshehur pranimin e pendimit që besimtarët të pendohen vazhdimisht. Mban të fshehur vdekjen që të jenë të kujdesshëm dhe vigjilentë. Prandaj mban të fshehur edhe Natën e Kadrit që besimtarët të çmojnë çdo natë të Ramazanit.

E dyta: Le të themi se Allahu i Madhëruar thotë: Nëse do t’jua bëja të ditur Natën e Kadrit me gjithë guximin tuaj për të mëkatuar, që ndoshta ju shtyn të mëkatoni edhe gjatë saj, do të ishte shumë e rëndë për ju të mëkatonit gjatë asaj nate tashmë që e dini se ajo është Nata e Kadrit, ndryshe është çështja kur nuk e dini dhe mëkatoni, prandaj Unë e kam mbajtur të fshehur.

Tregohet se profeti a.s hyri një herë në xhami dhe gjeti dikë duke fjetur. Urdhëroi Aliun ta zgjojë dhe të marrë avdes. I habitur Aliu i thotë: “O i dërguari i Allahut, ti ia kalon të gjithëve për vepra të mira, përse nuk e zgjove vetë?! Në qoftë se ai do të refuzonte ty të zgjohej nuk do të bënte kufër, prandaj të kërkova ty ta zgjosh që të zvogëlohej mëkati i tij në qoftë se do të refuzonte, -ia ktheu ai.

Në këtë kuptim në qoftë se kjo është mëshira e treguar nga profeti (a.s.) me siguri mëshira e Allahut është shumë më e madhe. Pra le të themi se Zoti ka dashur të thotë që, nëse e di se cila është Nata e Kadrit, adhurimi gjatë saj vlen sa shpërblimi i një mijë muajve, por nëse mëkaton ndëshkohesh sa një mijë muaj, në këtë kuptim shmangja e ndëshkimit vlen më shumë se përfitimi i shpërblimit.

E treta: Unë e kam mbajtur të fshehur Natën e Kadrit në mënyrë që besimtarët të përpiqen ta gjejnë atë, në këtë kuptim përfitojnë edhe shpërblimin e përpjekjes.

E katërta: Në qoftë se besimtari nuk e di se cila është Nata e Kadrit, do të përpiqet të jetë i përkushtuar në adhurim gjatë gjithë netëve të Ramazanit, me shpresën se njëra prej tyre do të jetë me siguri Nata e Kadrit. Allahu mburret me besimtarët para engjëjve dhe u thotë: Ju mendonit se këta do të shkaktonin trazira në tokë dhe do të derdhnin gjak. Shikojeni si përpiqen dhe përkushtohen edhe pse nuk e dinë cila është Nata e Kadrit, paramendoni sa do të përpiqeshin po ta dinin cila është ajo natë?! Dhe vetëm tani mund të zbulohet sekreti i Fjalës së Zotit: “Unë di atë që ju nuk e dini” Surja el-Bekare:30.”

Fakhrudin Razi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit