13.1 C
Pristina
Monday, September 30, 2024

Myftiu Tërnava shtroi iftarin tradicional për fitoren e Bedrit

Më të lexuarat

Prishtinë, më 8 prill 2023

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava ka shtruar iftar për të gjithë udhëheqësit e këshillave të Bashkësisë Islame, administratat dhe nëpunësit fetarë.

Ky iftar në ditën e fitores në Bedër është shndërruar tashmë tradicional, ku Myftiu Tërnava përmes këtij organizimi në Medresenë “Alaudin” falënderon të gjithë nëpunësit fetarë për punën, kontributin dhe angazhimin e dhënë.

Fillimisht Myftiu Tërnava u takua me kryetarët e këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës, me ç’rast i falënderoi ata për punën dhe angazhimin.

Në veçanti në këtë takim diskutuan për organizimin e jetës fetare, përgaditjet për muajin Ramazan, organizimin e Haxhit dhe çështje të tjera.

Myftiu Tërnava përmes iftarit tradicional që shtrohet në çdo muaj të Ramazanit në Medresenë “Alauddin”, falënderon dhe inkurajon të gjithë nëpunësit dhe imamët për të vazhduar edhe më tutje me përkushtimin angazhimin në rrugën që kanë zgjedhur.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit