-2.4 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Ramazani dhe busulla në zhvillimin e inteligjencës shpirtërore

Më të lexuarat

Ramazani dhe busulla në zhvillimin e inteligjencës shpirtërore:
Sipas Stephen Covey, ekzistojnë katër lloje inteligjencash: 1- Inteligjenca fizike, 2- Inteligjenca emocionale, 3- Inteligjenca mendore dhe 4- Inteligjenca shpirtërore.
Inteligjenca shpirtërore po bëhet gjithnjë e më shumë temë kryesore në hulumtimet shkencore dhe në diskutimin filozofik/fiziologjik. Inteligjenca shpirtërore është qendrorja dhe më fundamentalja nga të gjitha inteligjencat, sepse bëhet burim i udhërrëfimit për tri të tjerat. Inteligjenca shpirtërore e paraqet shtytësin tonë për kuptim dhe për t’u lidhur me të pafundmen. Inteligjenca shpirtërore na ndihmon edhe t’i dallojmë qartë principet e vërteta që janë pjesë e ndërgjegjes sonë, dhe simbolizohen nga busulla. Busulla është metaforë e shkëlqyeshme për principet, sepse gjithmonë e tregon veriun. Çelësi për të mbajtur autoritet të lartë moral është të ndiqen vazhdimisht principet e “veriut të vërtetë”.
Këshilla ime për mua dhe ju është ta zhvillojmë inteligjencën shpirtërore në muajin e bekuar të Ramazanit. Të akumulojmë sasi të pastra dhe të mjaftueshme të energjisë, duke e adhuruar Allahun e Lavdishëm, me namaz, lexim të Kuranit, meditim dhe përsiatje, përmendje intensive të Tij. Mos harro se, poaq sa do të marrësh energji në Ramazan me përkushtim ndaj Allahut, poaq do të të shkojë mbarë pjesa e mbetur e vitit!

Hoxhë Rijad Misini

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit