-1.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Këshilla e Ibn Kajjimit për të vetmuarit në rrugë të drejtë

Më të lexuarat

Duke qenë se mëtuesi i rrugës së drejtë kërkon diçka të cilën shumica e njerëzve ia kthejnë shpinën, për shkak se ai dëshiron ndjekjen e një udhe ku shoqëruesit në të janë shumë të pakët e të rrallë, e ndërkohë shpirtrat e njerëzve janë mbrujtur që të trishtohen nga vetmia dhe të gjejnë prehje tek shoqëria, atëherë Allahu tregon se kush janë bashkëshoqëruesit e tij në këtë rrugë, janë ata të cilëve “Allahu u ka dhuruar mirësi të shumta; profetët, të vërtetët, dëshmorët dhe vepërmirët. Sa shoqërues të mirë janë ata!” (en-Nisa: 69).

Këtu Allahu rrugën ia bashkëngjit shoqëruesve që kanë depërtuar në të, e këta janë ata të cilëve Allahu u ka dhuruar mirësi, në mënyrë që mëtuesi i së drejtës dhe ndjekësi i udhës të mos ndjehet i vetmuar dhe i pashoqëruar nga njerëzit e kohës dhe bijtë e sojit të tij. Ai duhet ta dijë se shoqëruesit e tij në këtë udhë janë ata të cilëve Allahu iu dhuroi mirësi, ndaj të mos shqetësohet për kundërshtimin e atyre që i kthejnë shpinën, sepse ata kanë pozitë më të ulët edhe pse janë më të shumtë në numër. Tamam siç shprehet një prej selefëve duke thënë: “Përmbaju rrugës së drejtë dhe mos u ndje i vetmuar për shkak udhëtarëve të pakët. Ruaju nga rruga e gabuar e mos u vetëmashtro nga shumësia e të shkatërruarve.”

Sa herë që ndjehesh i trishtuar nga të qenit i vetmuar, atëherë shiko tek shoqëria që të ka paraprirë, lakmo t’iu bashkëngjitesh atyre dhe mos i kthe sytë tek të tjerët, sepse ata nuk të ofrojnë dot asgjë nga ajo që të jep Allahu. E nëse të thërrasin kur ti je në rrugën e udhëtimit tënd, mos ua hidh sytë, sepse nëse e bën këtë ata do të tërheqin pas vetes dhe do të pengojnë. (Ibn Kajim në Medarixh es-Salikin, 1/46)

Marr nga Justinian Topulli

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit