3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

OKB e quajti dakordësi “Beograd-Prishtinë’, Rama: Pse nuk është Kosovë-Serbi, OKB të sqarojë menjëherë

Më të lexuarat

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar i shqetësuar se përse OKB në deklaratën zyrtare lidhur me marrëveshjen e arritur në Ohër, e ka cilësuar si një dakordësi e arritur mes ‘Beogradit dhe Prishtinës’.

Sipas Ramës, OKB do duhet të jap shpjegime pse nuk i ka quajtur Kosovë dhe Serbi.

Për këtë Rama, përmes një postimi në Twitter, kërkuar një sqarim të menjëhershëm.

“Beogradi dhe Prishtina’?! Një gabim serioz apo një lapsus. Emërtimi zyrtar i saj është “Marrëveshja drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi” dhe do të ishte e papranueshme nëse Sekretari i Përgjithshëm nuk e ka përdorur qëllimisht emërtimin e duhur. Ju lutem, jepni menjëherë sqarim”, ka shkruar Rama, transmeton Telegrafi.

Sekretari Antonio Guterres duke përshëndetur deklaratën e BE-së për marrëveshjen e arritur në Ohër, pret nga palët të realizojnë detyrimet e marra.

“Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, mirëpret deklaratën e fundit nga Bashkimi Evropian për marrëveshjen ndërmjet palëve për zbatimin e Marrëveshjes që çon në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, ka njoftuar zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Farhan Haq.

Ai tha se është e rëndësishme që tani palët të punojnë me shpejtësi dhe mirëbesim për të realizuar të gjitha detyrimet e përcaktuara në Marrëveshje, për të mirën e të gjithëve. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit