-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Gjurma e qytetërimit! – Përgjigja aq e mençur nga profesoresha

Më të lexuarat

Një herë, njëra prej studenteve të shkencëtares së Adropologjisë, Margaret Mead, e pyeti atë se çfarë konsideronte ajo gjurmë të qytetërimit në një kulturë. Studentja mendoi se andropologia do të përmendte sëpatën, apo enët prej bakri, apo gurët e çmuar, por Mead tha:
‘Gjurma e parë e qytetërimit në një kulturë të vjetër, është të vërtetuarit se një njeri u shërua nga thyerja e kockës së femurit.’
Maed sqaroi se:
‘… në botën e kafshëve, nëse të thyhet këmba, je i vdekur. Nuk mund t’i largohesh rrezikut, apo të shkosh në lumë për të shuar etjen, apo të gjuash për të shuar urinë, përkundrazi bëhesh mish i freskët për kafshët e egra. Nuk mund të shpëtojë asnjë kafshë, për aq kohë sa i duhet për t’u shëruar këmba e thyer.
Shërimi i kockës së femurit, është argument se një person tjetër ka shpenzuar kohën e tij për të qëndruar me personin që u rrëzua e theu këmbën, i ka shërbyer duke ia fashuar, duke e shpënë në një vend të sigurt, dhe është kujdesur për të derisa ai është shëruar e mëkëmbur plotësisht.
‘Ndihmesa që i jepet një personi për të përballuar vështirësitë, është pika nga e cila merr zhvillim qytetërimi.’
Qytetërim apo civilizim, do të thotë ndihma e ndërsjelltë në një shoqëri.

Marrë nga Revista Future21
Solli në shqip: A. Sh. Ndreu
—————————

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit