-2.4 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Unë jam myftiu i fundit i Xhamisë Koprulu-Veles….

Më të lexuarat

Unë jam myftiu i fundit i Xhamisë Koprulu-Veles….
Kur Serbët e pushtuan Velesin në vitin 1912, lagjet Muslimane e zbarzën qytetin një e nga një..
Myftiu, pa poshtë dritat e zbehta të shtëpive..Ai vendosi duart tek veshët, duke menduar se ezani, të cilin ai e kishte lexuar mija herë më parë, do të jehonte për herë të fundit në këtë qytet të vogël ku jetuan paraardhësit e tij për shekuj me radhë..
Duke ndjerë një ndjesi trishtimi të thellë brenda shpirtit, ai mbylli sytë..Më pas ,Ai filloi të thirte ezanin me një zë të rëndë e të trishtuar , ndërsa lotët si litar i gjatë,lëviznin drejt mjekrës së tij gri..
Në Xhami,ku e cila ishte e ndriçuar me llamba vaji,xhemati dhe myftiu i saj,dëgjuan për herë të fundit Ezanin e mengjesit,të thënë nga Ismail Efendiu,me kokën ulur poshtë,dhe lotët e tyre litar litar që u dilnin nga sytë..
Gjithashtu në të njëjtën kohë,të gjithë fshatarët që ndodheshin në periferi të fshatit,priten me një trishtim të thellë dhe me një heshtje që ezani të përfundonte..
Kur myftiu,fali rekatin e fundit të namazit,dhe në momentin që dha selamin e fundit,dhe kur xhemati lëngondte nga të qarat brenda shpirtit,dhe duke menduar që ata nuk do ta shihnin më kurrë njëri-tjetrin më pas,të gjithë me kokën ulur,filluan që të shkonin në shtëpi..Kur i gjithë xhemati,u shpërnda,myftiu pa që askush tjetër përveç muezinit Ismail Efendiut, kishte ngelur tek dera e xhamisë..,dhe më pas ai i tha “Dhe ti mund të ikësh,Ismail Efendi,sepse derën e xhamisë do e mbyllë unë,mos ki merak”..pasi dëgjoi këtë Ismail Efendiu,doli me hapa të rëndë nga Xhamia,dhe me një dhimbje që i kishte kapluar fytin,duke mos thënë asgjë..
Më pas ai kujtoi,kur ishte sesi vinte me gjyshin e tij në këtë xhami,kujtoi namazet e bajramit,festat fetare,dhe mësimet fetare që ai merrte prej imamit të xhamisë.. Nëse atij do ti thoshte dikush,se kjo ishte dita e fundit që ai do të falte namazin në këtë Xhami,mbase do të mendonte se e gjitha kjo ishte një ëndërr e keqe, asgjë më tepër..por ..në të vërtetë ajo ditë e dhimbshme kishte ardhur..
Ata së shpejti do të largoheshin nga këto toka ku kishin jetuar me shekuj dhe ku ishin varrosur të gjithë paraardhësit e tyre…i takonte atij që të falte namazin e fundit, në këtë xhami,më pas ai u ngrit ngadalë-ngadalë nga vendi ku ishte rrëzuar plot trishtim,fiki të gjitha llambat e vajit,dhe më pas u ngjit në minber,me dritën që dridhej,prej llambës së fundit që kishte ngelur..Pasi ai puthi Kur’anin,e mbështolli,dhe e vendosi poshtë në kraharorin e tij..
Më pas doli dhe mbylli derën dy herë si zakonisht,me çelësin e madh,i cili ndodhej nën qilimin e saj,dhe kështu ai e dha këtë pozë me kana që mbushi nga shatërvani me lot që zvarriteshin nga sytë e tij dhe ngadalë, duke thënë: Allahu na ndihmoftë, Xhamia jonë qoftë emaneti i përhershëm, i shpirtrave të paraardhësve tanë..
Nga Neval Konuk Halaxhoglu
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit