1.2 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Vajza apo djali?!

Më të lexuarat

Një grua shtatzënë, pyeti bashkëshortin e saj.
A e ke idenë, a do na lindë djalë apo vajzë?
Bashkëshorti: ” Po na lindi djalë, do i mësoj matematikën, shumë sporte, kalërimin, si dhe të qenurit i përgjegjshëm, fisnik, etj.
Po na lindi vajzë, pyeti gruaja?
Burri: ” Asaj nuk do i mësoj asgjë”.
E pse i tha gruaja?
Burri: ” Ajo do më mësojë mua çdo gjë, nga fillimi.
Gruaja: Si do ndodhë kjo?
Burri: ” Do vijë një kohë në jetën time dhe kjo vajzë do më mësojë, si të vishem, si të ha, çfarë duhet të them dhe çfarë nuk duhet të them.
Ajo do të jetë për mua si nënë e dytë.
Ajo vajzë, do më vendosë mua në pozicionin e kampionit të saj dhe nëse nuk do bëj veprime kampioni. Do më marrë mua, gjithmonë si shembull krahasimi me bashkëshortin e saj.
Kjo vajzë, për mua do sfidojë gjithë botën. Nuk do lejojë askënd në botë që të më bëjë keq apo të më shkaktojë dhimbje”.
Gruaja e habitur tha: ” Po djali nuk do të të trajtojë kështu”?
Burri” Po, do ta bëjë, por atë duhet ta mësoj që ta bëjë këtë, ndërsa vajza lind me këto veti, s’ka nevojë ta mësoj”.
Gruaja: ” Po vajza jonë nuk do qëndrojë gjithmonë me ne?.
Burri: ” Po, por ne do jemi gjithmonë në zemrën e saj, përjetësisht, kudo që ajo të jetë dhe sido të jetë.
Përshtati në Shqip: Bledar Myftari.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit