2.2 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Draft-statuti i FES-it për Asociacionin, thuhet se pikë kyçe është marrëveshja e Brukselit e vitit 2013

Më të lexuarat

Fondacioni “Friedrich-Ebert-Stiftung” dhe “Instituti Evropian për Paqe” në një konferencë kanë bërë publike detajet e draft-statutit për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Rene Schlee, përfaqësues i FES për Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, ka thënë se ky është projekt i mbështetur në pragmatizëm politik.

Ai ka thënë se tri objektivat e draft-statutit janë se ai është në një linjë me Kushtetutën, merren parasysh shqetësimet dhe kërkesat e komunitetit serb dhe është në linjë me marrëveshjet e Brukselit, marrëveshjen e parimeve të vitit 2013.

“E dimë rëndësinë që ka kjo temë e Asociacionit, dhe jemi shumë të vetëdijshëm për sfidat. Ky publikim duhet të shihet si pikënisje për diskutim për këtë çështje, kjo është vetëm starti. Prapë siç i’u referova objektives si fondacion që mbështesin dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ka pasur shumë debate për këtë çështje por nuk ka pasur prezantime. Është dashur që ti arrijmë dy objektiva” tha ai.

Egzon Osmanaj, koordinator i projektit ka thënë se një nga pikat kyçe të procesit është marrëveshja e vitit 2013.

Sipas tij, drafti ka qenë produkt i FES-it dhe Institutit Evropian për Paqe.

“Ka pasur tendenca me e ndërlidh me faktorë tjerë se ka qenë e porositur prej dikujt. Rrjedhja e drafteve ka shtuar presionin tek koleget tanë. Kemi dashur të jemi transparent dhe të hapur. Terminologjia e përdorur bazohet në kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe kuadrin ligjor të saj. Që të jetë më përfshirës kemi organizuar seri të punëtorive me të cilët kemi diskutuar me ekspertë, akademikë dhe të gjitha diskutimet janë përfshi aq sa kemi pasur mundësi”, ka thënë ai.

Kurse juristja Gjylieta Mushkolaj u shpreh se duhet qartësuar rëndësinë e themelimit të Asociacionit.

Ajo ka shtuar se është e domosdoshme të qartësohet edhe struktura, fuqia që Asociacioni të jetë në përputhje me rregullat kushtetuese të Kosovës. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit