3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Draft-statuti për Asociacionin nga FES, deklarata e ndihmës-sekretares amerikane dhe qëndrimi i Kurtit – gjithçka nga zhvillimet rreth dialogut

Më të lexuarat

Janë intensifikuar të gjitha proceset që kanë të bëjnë me dialogun Kosovë-Serbi, me qëllim të ecjes para dhe arritjes së një marrëveshjeje ndërmjet dy vendeve.

Plani franko- gjerman është në tavolinë, ku nga dy palët po kërkohet të pranohet, derisa nga Kosova presioni po bëhet edhe për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

E në kohën kur presioni për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe po shtohet ditë e më shumë, tashmë një draft i këtij mekanizmi është hartuar si propozim.

Një gjë të tillë e ka bërë Fondacioni Friedrich Ebert që vepron edhe në Kosovë. Këtë draft Radio Televizioni Dukagjini e ka siguruar nga një përfaqësi diplomatike në Prishtinë. Dokumenti përmban 18 nene ndërsa që në nenin e parë theksohet se Asociacioni është një entitet legal i themeluar në bazë të Kushtetutës dhe sistemit ligjor të Republikës së Kosovës.

Në 18 nene është vendosur baza e statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, draft ky i propozuar nga Fondacioni Friedrich Ebert (FES).

Ky dokument që ende nuk ka dalë në publik, ndërkaq në fillim të këtij dokumentit të propozuar nga FES thuhet se ky mekanizëm themelohet në bazë të Ligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Parë të Parimeve për Normalizimi i Marrëdhënieve në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Ndërkohë, në nenin e parë të këtij draft statuti është vënë një gjë jashtëzakonisht e rëndësishme.

“Asociacioni/Bashkësia është si subjekt juridik i themeluar në përputhje me Kushtetutën dhe sistemin juridik të Republikës së Kosovës” thuhet në nenin e parë të këtij dokumenti.

Por, pas daljes në publik të këtij drafti, të enjten ka pasur deklarata të shumta lidhur me dialogun.

Përveç kryeministrit Albin Kurti, shkurt është deklaruar edhe ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, i cili tha se për këto zhvillime ka shumë për të thënë, por që do t’i thotë javën e ardhshme.

“…Kam shumë gjëra për të thënë javën e ardhshme”, është shprehur ambasadori i SHBA-së, i cili gjatë së enjtes është takuar edhe me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier

E Kurti tha të enjten se Kushtetuta dhe Pavarësia e Kosovës nuk lejojnë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, një etnike.

“Nuk mund të kërkosh Asociacion njëetnik e të mos tregosh se ku gaboi Ahtisari”, deklaroi Kurti, raporton Telegrafi.

Ai tutje u shpreh se ata që kërkojnë Asociacion njëetnik kërkojnë edhe ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës.

E sipas tij, për normalizim të marrëdhënieve duhet të ndryshohet Kushtetuta e Serbisë.

“Po insistohet në një asociacion njëetnik. Ne duhet të diskutojmë, mirëpo kushtetutshmëria dhe pavarësia e Kosovës nuk durojnë asociacion njëetnik. Kjo është shumë e qartë edhe për ata që nuk janë jurist. Unë jam për respektimin e të drejtave të pakicave, mirëpo asociacionet e komunave mbi baza etnike nuk duron kjo kushtetutë”.

“Ata që kërkojnë asociacion njëetnik kërkojnë ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës, e unë mendoj se për normalizim të marrëdhënieve duhet të ndryshohet Kushtetuta e Serbisë”, tha mes tjerash Kurti.

Teksa foli për takimin që zhvilloi të mërkurën mbrëma me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun me Serbinë, Miroslav Lajçak, ai tha se nuk do të tolerojnë që në këtë proces, Asociacioni të vihet si parakusht.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Sipas tij, asnjë nga 33 marrëveshjet e nënshkruara në dialogun e Brukselit nuk duhet të ketë prioritet hierarkik dhe se “10 nenet në planin evropian nuk tolerojnë që një nen nga fundi të sillet si i pari”.

Për çështjen e dialogut dhe rëndësinë e arritjes së një marrëveshjeje ka folur edhe Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë, Karen Donfried.

Ndihmës sekretarja e Shtetit tha se SHBA dhe Bashkimi Evropian nuk po përpiqen të imponojnë një zgjidhje për situatën e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, por për t’i ndihmuar këto dy vende që të marrin vendime të cilat janë dhe të vështira.

Donfried ka thënë se lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka efekte edhe në Ballkanin Perëndimor edhe në Shqipëri dhe këto janë të lidhura.

“Një mësim nga kjo luftë, do të thosha unë, është ndjenja e urgjencës. Ndonjëherë mendojmë se koha është në anën tonë dhe mund të ketë vendime të vështira që ne duhet të marrim, por nuk duam t’i marrim sot, dhe i lëmë për nesër. Në disa raste ndodhin gjëra që ne nuk i kemi para shikuar”, ka thënë Donfried, për Zërin e Amerikës.

Ajo thotë se për vendet e Ballkanit Perëndimor tani ekziston mundësia për të ecur përpara në rrugën e integrimit euro-atlantik.

“Kjo mundësi është aty për Serbinë dhe Kosovën. Serbia dhe Kosova janë vende sovrane. Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja nuk mund të imponojnë vendime apo zgjidhje. Ne po përpiqemi të jemi një forcë që sjell ndryshime të mira”.

“Besoj thellësisht se qytetarët e Kosovës dhe qytetarët e Serbisë e shohin të ardhmen e tyre si anëtarë të plotë të komunitetit të Euro-Atlantik. Bashkimi Evropian prej vitesh ka ushqyer dhe po nxit një dialog. Shtetet e Bashkuara po e mbështesin këtë dialog, sepse ne besojmë se është rruga që Kosova dhe Serbia të bëhen anëtare të plota të komunitetit Euro-Atlantik. A ka vendime të vështira që duhet të marrin Kosova dhe Serbia? Absolutisht. A do të jemi aty për t’i mbështetur ato ndërsa marrin këto vendime të vështira? Patjetër”, tha ajo.

“Ne e dimë që edhe Shqipëria do të jetë aty për t’i ndihmuar këto vende të marrin këto vendime të vështira. Por ne nuk mund t’ua imponojmë atyre. Ato duhet të duan atë të ardhme dhe të jenë të gatshme të marrin vendimet, që mund të duken të dhimbshme, nëse ajo është e ardhmja që duan. Po e përsëris, ne do të jemi përkrah tyre, por ne vetëm mund të ndihmojmë dhe të përpiqemi ta sigurojmë atë të ardhme. Kosova dhe Serbia janë ato që duhet të bëjnë punën e vështirë”, tha Donfried.

Ndryshe, të mërkurën mbrëma ishte në një vizitë të paparalajmëruar i dërguari i BE-së, Miroslav Lajçak.

Ai në një postim në Twitter kishte shkruar se në takimin me Kurtin janë pajtuar se duhet të zbatohen të gjitha marrëveshjet e arritura Ai në një postim në Twitter kishte shkruar se në takimin me Kurtin janë pajtuar se duhet të zbatohen të gjitha marrëveshjet e arritura në dialog. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit