3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

KE me apel: Ballkani Perëndimor të pranojë më shumë refugjatë

Më të lexuarat

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, propozoi ditën e djeshme një plan të ri për pranimin e 160,000 refugjatëve në vendet e Bashkimit Europian dhe njëkohësisht propozoi që shtetet jo anëtare të Ballkanit Perëndimor të futen në listën e vendeve të sigurta.

Propozimi i prezantuar në Parlamentit Europian shton 40,000 kuota të reja nga plani i hartuar në muajin maj.

Sipas këtyre kuotave të reja, Kroacia do të marrë 1064 persona, Bullgaria 1600 dhe Rumania 4,646. Kuotat më të mëdha iu dhanë Gjermanisë me 31,443 refugjatë dhe Francës me 24,031, përcjell Al-Jazeera, citon Albeu.com.

Pavarësisht planit për kuotat kombëtare, Juncker tha se, shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të futen në listën e vendeve të sigurta të origjinës, që do të thotë se njerëzit nga këto shtete do të klasifikohen si migrantë ekonomikë. Kështu, shtetasit nga Shqipëria, Bosnja, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, bashkë me Turqinë, nuk do të mund të kërkojnë azil në BE.

“Nëse një vend e humbet statusin e vendit të sigurt, do t’i mohohet e drejta për të hyrë në BE”, shtoi Juncker.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit