4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Mësimi 40 (i fundit) – Ditët e Bajramit

Më të lexuarat

Xhabir Ibën Nufejriu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) ka thënë: Shokët e të Dërguarit të Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) kur takoheshim ditën e Bajramit i thoshin njëri tjetrit: Tekabel Allahu mina ue minke – Allahu na i pranoftë neve dhe juve. (Ibën Haxheri ka thënë se zinxhiri i hadithit është hasen – i mirë).

Transmeton Aisheja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj) dhe thotë: “Etiopasit luanin në prezencë të Dërguarit të Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ditën e Bajramit dhe ndërsa unë u ngjita mbi supet e të Dërguarit të Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) t’i shikoj ata, derisa u ngopa duke i shikuar pastaj u larguam.”(Transmetojnë Shejbani, Buhariu, Muslimi dhe Ahmedi)

Transmetohet nga Ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) se ai merte tekbire në ditët e teshrikut me këto fjalë: Allahu ekber la ilahe il-Allah uAllahu ekber Allahu ekber ue lilahil-hamd. (Transmeton Ibën ebi Shejbeh 2/167 në zinxhir sahih-autentik)

Esuedi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) ka thënë: Abdullahu (Ibën Mesudi) merrte tekbire prej namazit të sabahut në ditën e bajramit deri në namazin e ikindisë në ditën e e therjes së kurbaneve dhe thoshte: Allahu ekber Allahu ekber la ilahe il-Allah vAllahu ekber Allahu ekber ue lilahil-hamd.(Transmeton Ibën Ebi Shejbeh me zinxhir sahih-autentik)
Kurse nga Omeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) ka transmetim për të se: Ai merrte tekbire prej në mëngjesin e ditës së arafatit deri në namazin e drekës së ditës së fundit të teshrikut.(Transmeton Ibën Ebi Shejbeh me zinxhir hasen- i mirë)

 

Shpjegim:

Ditët e bajramit janë ditë feste dhe gëzimi kështu që myslimanët duhet të urojnë njëri tjetrit me dua dhe lutje. Gjithashtu edhe gjatë këtyre ditëve duhet të madhërohet Allahu i Lartësuar me tekbira.

 

Dobi:

Uroni me lutjen: “Allahu na i pranoftë neve dhe juve.”
Dëfrimi dhe argëtimi në suaza të së lejuarës.
Madhëromi i Allahut prej ditës së Arafatit deri në ditën e katërt të Bajrmait.

 

Ulvi Fejzullahu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit