0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Mësimi 34 – Haxhi detyrim

Më të lexuarat

Allahu i Lartësuar thotë:
“E kryenie haxhin dhe umrenë për hir të All-llahut,…“ Bekare-196

“dhe vizita (për haxh) e kësaj Faltoreje (e cila është detyrë) për këdo që ka mundësi ta përballojë rrugën. E kush nuk beson, Allahu nuk ka nevojë për askënd.” (Aliimran, 97)

“Dhe thirr ndër njerëz për haxhin, se të vijnë ty këmbësorë e edhe kalorës me deve të rraskapitura që vijnë prej rrugëve të largëta.” Haxh-27

Resulullahu sallallahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Islami është ndërtuar mbi pesë shtylla: Dëshmia se nuk ka zot tjetër përveç All-llahut dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij, falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i ramazanit dhe kryerja e haxhit.” (Transmetuar nga Buhariu dhe Muslimi)

Pejgamberi, sallallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Shpejtoni për në haxh, ngase asnjëri prej jush nuk dinë se çka do ti ndodhë”. (transmeton Ahmedi)

Transmeton Ibni Abasi e që thotë: “ Gjatë një fjalimi të vet Resulullahu sallallahu alejhi ve sel-lem mes tjerash tha: “O ju njerëz, haxhi është caktuar për ju, e ju veproni ashtu, shkoni në haxh.” Në ndërkohë u ngrit Akrea, djali i Habisit dhe e pyeti: “A për çdo vit, o i Dërguari i Allahut?” Pejgamberi sallallahu alejhi ve sel-lem iu përgjegj: “Nëse ju them po, do t’ ju obligoj, e nëse ju obligoj, nuk do të veproni ashtu e as që do të keni mundësi përherë. Haxhi duhet të bëhet njëherë, e ai që e përsërit disa herë, e bën këtë nga dëshira dhe vullneti i tij.” (Shënon Buhariu dhe Muslimi)

 

Shpjegim:

Haxhi është një prej pesë kushteve të Islamit. Obligohet muslimani i cili ka mundësi, të shpejtoje shkuarjen në haxh që të mos bie në mëkat. Allahu i Lartësuar e ka bërë detyrim atë një herë në jetë. Dhe haxhi për myslimanët ka dobi të shumta si fetare dhe jetësore.

Dobi:

Haxhi detyrim për atë që mundet.
Është njëra ndër shtyllat e Islamit.
Është detyrim një herë në jetë.

 

Ulvi Fejzullahu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit