7.4 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Mësimi 4 – Degët e imanit

Më të lexuarat

Allahu i Lartësuar thotë:
لَّيْسَ ٱلْبِرَّ أَن تُوَلُّواْ وُجُوهَكُمْ قِبَلَ ٱلْمَشْرِقِ وَٱلْمَغْرِبِ وَلَـٰكِنَّ ٱلْبِرَّ مَنْ آمَنَ بِٱللَّهِ وَٱلْيَوْمِ ٱلآخِرِ وَٱلْمَلاۤئِكَةِ وَٱلْكِتَابِ وَٱلنَّبِيِّينَ وَآتَى ٱلْمَالَ عَلَىٰ حُبِّهِ ذَوِي ٱلْقُرْبَىٰ وَٱلْيَتَامَىٰ وَٱلْمَسَاكِينَ وَٱبْنَ ٱلسَّبِيلِ وَٱلسَّآئِلِينَ وَفِي ٱلرِّقَابِ وَأَقَامَ ٱلصَّلاةَ وَآتَى ٱلزَّكَاةَ وَٱلْمُوفُونَ بِعَهْدِهِمْ إِذَا عَاهَدُواْ وَٱلصَّابِرِينَ فِي ٱلْبَأْسَآءِ وٱلضَّرَّآءِ وَحِينَ ٱلْبَأْسِ أُولَـٰئِكَ ٱلَّذِينَ صَدَقُواْ وَأُولَـٰئِكَ هُمُ ٱلْمُتَّقُونَ
“Mirësia nuk është të kthyerit e fytyrës suaj nga lindja dhe perëndimi, por mirësia është (cilësi) e atij që beson Allahun, Ditën e Fundit, engjëjt, Librin dhe profetët; e atij që me vullnet jep nga pasuria e vet për të afërmit, jetimët, të varfrit, udhëtarët e mbetur rrugës, lypësit dhe për lirimin e të robëruarve; e atij që fal namazin dhe e jep zeqatën; dhe e atyre që i plotësojnë premtimet, kur marrin përsipër diçka; e atyre që durojnë në kohë skamjeje, sëmundjeje dhe lufte. Këta janë besimtarët e vërtetë dhe këta janë ata që e kanë frikë Allahun.” (Bekare, 177)

Ebu Hurejra radiallahu anhu tregon nga Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve selem i cili ka thënë:
الْإِيمَانُ بِضْعٌ وَسِتُّونَ شُعْبَةً وَالْحَيَاءُ شُعْبَةٌ مِنْ الْإِيمَانِ
“Imani (Besimi) përbëhet nga gjashtëdhjetë e ca degë dhe turpi është degë nga degët e Besimit.” (Buhariu)

 

Shpjegim:

Qëllimi final është te respektuarit e Allahut dhe kryerja e obligimeve të tij, pra kjo është mirësi dhe besim. Mirësia ndërtohet mbi bazën e besimit në Allahun, Ditën e Gjykimit, melaqet, Librin e zbritur, pejgamberet e dërguar. Mirësi nënkupton gjithashtu edhe pasuri në bamirësi si jetimëve, të varfërve, të afërmit, dhe kategorive tjerë të lartpërmendur në ajet. Mirësi është edhe përmbushja e premtimeve.
Pra, imani ka degët e veta që këto shtrihen gjithandej dhe më së miri këtë na bën të qartë hadithi i lartpërmendur se imani ka mbi gjashtëdhjetë degë.

 

Dobi:

Imani përbëhet me dhjetëra degë.
Mirësia shtrihen në dy rrafshe: vertikal (si besimi në Allahun, Ditën e Fundit, etj.) dhe horizontal (si bamirësia ndaj të afërmit, jetimëve, etj.).
Besimtarët e vërtetë janë ata që kanë frikë Allahun.
Turpi është një degë nga degët e imanit.

 

Allahu im!
Më dhuro mirësinë Tënde, o i Gjithëmëshirshëm. Të lutem më zbukuro me degën e imanit, turpin.

 

Ulvi Fejzullahu

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit