0.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Mësimi 2 – Besimi (imani)

Më të lexuarat

Allahu i Lartësuar thotë:
إِنَّمَا ٱلْمُؤْمِنُونَ ٱلَّذِينَ إِذَا ذُكِرَ ٱللَّهُ وَجِلَتْ قُلُوبُهُمْ وَإِذَا تُلِيَتْ عَلَيْهِمْ ءَايَٰتُهُ زَادَتْهُمْ إِيمَٰناً وَعَلَىٰ رَبِّهِمْ يَتَوَكَّلُونَ
“Besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, zemrat e të cilëve, kur përmendet Allahu, fërgëllojnë dhe, kur u lexohen shpalljet e Tij, u forcohet besimi dhe vetëm te Zoti i tyre mbështeten,” (Enfal, 2)

Ibni Omeri tregon nga i Dërguari i Allahut se ka thënë:
بُنِيَ الْإِسْلَامُ عَلَى خَمْسٍ شَهَادَةِ أَنْ لَا إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ وَأَنَّ مُحَمَّدًا رَسُولُ اللَّهِ وَإِقَامِ الصَّلَاةِ وَإِيتَاءِ الزَّكَاةِ وَالْحَجِّ وَصَوْمِ رَمَضَانَ
“Islami qëndron mbi këto pesë shtylla: Të dëshmosh fjalën “LAILAHE IL-LALLAH” (nuk ka Zot e të adhuruar tjetër të merituar veç Allahut dhe Muhamedi sal-lallahu alejhi veselem, është i Dërguari i Tij); falja e rregullt e pesë kohëve të namazit; Dhënia e Zekatit; Kryerja e Haxhit; Agjërimi i muajit Ramazani.” (Buhariu)

 

Shpjegim:

Allahu i Lartësuar i njofton besimtarët, se ata janë që kur përmendet Allahu zemrat e tyre dridhen e lëkunden, e punojnë at që Allahu ka urdhëruar dhe ndalohen nga ndalesat e Tij. Besimtarët kur ndonjëherë tentojnë për ndonjë gjynah, dhe i tërhiqet vërejtja: “ke frikë Allahun”, tërhiqen nga mëkati duke pasur frikën e Allahut. Kur lexohet Kurani imani i tyre ngulitet edhe më tepër njëherit edh bëhet shtimi i tij (imanit). Kështu ata kanë besim të fortë dhe nuk i luten askujt tjetër pos Allahut dhe i mbështeten vetëm Atij.

Mos të harrojmë se Islami jonë mbështet në shtylla të forta, njëra ndër më kryesoret është ajo e besimit, tregon edhe radhitja, Shehadeti: “LAILAHE IL-LALLAH” (nuk ka Zot e të adhuruar tjetër të merituar veç Allahut dhe Muhamedi sal-lallahu alejhi veselem, është i Dërguari i Tij).

 

Dobi:

Kur përmendet Allahu, zemrat dridhen, kur lexohet Kurani, imani shtohet.
Shtylla kryesore e Islamit është shehadeti: LAILAHE IL-LALLAH.
Pesë standardet e islamit janë jetike për çdo besimtarë.
Besimtarët e denjë i mbështeten vetëm Allahut të Madhërishëm.

 

Allahu im!
Kur përmendet Allahu më forco dhe më shto besimin dhe më bën të mbështetem vetëm te Ti.

 

Ulvi Fejzullahu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit