8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Zbardhet vendimi për rastin “Gërdeci”

Më të lexuarat

Katër muaj pasi shpalli vendimin për 29 të pandehurit e tragjedisë së Gërdecit, Gjykata Penale e Tiranës zbardh arsyet se përse rrëzoi Prokurorinë e cila kishte kërkuar më herët burgime të përjetshme për akzuzën e vrasjes në rrethana cilësuese.

Në vendimin prej 500 faqesh që Top Channel disponon thuhet se për Gjykatën rezultoi se megjithëse mangësitë e dukshme në kushtet e punës, punëtorët punonin në një veprimtari të ligjshme, të lejuar nga shteti, të rregulluar me akte nënligjore të nxjerra për këtë qëllim dhe ne baze te nje kontrate te lidhur midis shtetit dhe subjektit privat SAC cka do te thote sipas gjykates se pergjegjesia largohet sado pak nga te akuzuarit.
Po kështu vijon gjykata është fakt i analizuar në këndvështrimin e logjikën e një njeriu me intilegjence mesatare se “puna e civilëve” me “municione të rrezikshme” ishte e rrezikshme dhe për këtë rrezikshmëri ishin parashikuar dhe një sërë kushtesh teknike e sigurie dhe një disiplinë në punë.
Sipas gjykatës subjekti Albademil por edhe te tjerët të akuzuar për vrasje me dashje nuk e kanë kryer këtë vepër.
Gjykata kujton edhe njehere së si shpërtheu Gërdeci ku sipas gjykatës shpërthimet erdhën në formën e një reaksioni zinxhir, që filloi me ndezjen e një thesi të mbushur me barut dhe vazhdoi me ndezjen e barutit që ndodhej aty pranë dhe kutive të municionit.
Zjarri vazhdoi të përhapej me shpejtësi, derisa shkaktoi shpërthimin e municioneve luftarake me detonator dhe pa detonator, të cilët ishin të vendosur në skajin juglindor të fabrikës. Nxehtësia e madhe që u krijua dhe efektet e përhapjes së shpejtë të flakës së barutit, sollën shpërthimet e pakontrolluara të predhave, djegoreve dhe shtimjeve unitare të kalibrit 100 mm.
Gjykata vijon më tej:
U provua gjatë shqyrtimit gjyqësor se paraditen e datës 15.03.2008, shtetasi Qemal Deliu ka punuar së bashku me grupin e tij të përbërë nga familjarët shtetaset Kore Deliu, Jetmir Deliu dhe Adelina Cani.
Atë ditë, përveç punës së zakonshme, ai ka nxjerrë për të salduar gjithsej tre karroca. Dy prej tyre kanë dalë sëbashku dhe e treta ka dalë më vonë se to dhe është risjellë e salduar në kohën pak përpara fillimit të pushimit të drekës. Mbasi ka salduar karrocën në banesën e tij, shtetasi Qemal Deliu e ka risjellë atë pa marrë masa për ta ftohur dhe mbasi karroca është futur në territorin ku bëhej demontimi, është përdorur për të kryer transportin e barutit.
Në momentin kohor kur karroca ishte nxjerrë për saldim dhe më pas ishte rikthyer e salduar, shtetasi Veiz Muço kishte dhënë urdhër që baruti që ndodhej në shesh, të transportohej me karroca dhe të futej menjëherë brenda në kapanon.
E po kështu se:
Gjykata krijoi bindjen e plotë se tërësia e veprimeve të kryera në këtë proces demontimi dhe cmilitarizimi nuk ka pasur si qëllim dhe synim shkaktimin e vdekjes se personave që humbën jetën në këtë tragjedi, si objekt i drejtëpërdrejtë i prekur nga kryersi apo kryersit e veprës penale dhe njëkohësisht si qëllim dhe synim i tij.
Në thelb vetë procesi ka qënë një sipërmarrje, e cila nga ana e saj duhet të vepronte sipas parashikimeve të caktuara në ligje dhe akte të tjera nënligjore të dala për këtë qëllim dhe për zbatim të saj. Në këtë veprimtari, kanë qënë pjesë të gjithë personat, të cilët me punën e tyre kanë ndihmuar në zbatimin e procesit, duke marrë dhe një shpërblim për punën e kryer./kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit