-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

SI VEPRON ME TJERËT ASHTU VEPROHET EDHE ME TY !

Më të lexuarat

Kjo është një këshillë e vërtetë që na e jep një fëmijë në moshën parashkollore!

Një natë nga netët, nëna u ul me fëmijët e saj që shkonin në shkollë që t’i ndihmon në përsëritjen e mësimeve, kurse fëmijës së saj të vogël, që i kishte arritur të katërtat, ia dha disa fletore që të vizaton dhe mos ti pengon në përsëritjen e mësimeve me fëmijët e tjerë!

Ndërkohë iu rikujtua se kishte harruar t’ia dërgon ushqimin babës së burrit të saj, i cili ishte plak dhe jetonte me një dhomë jashtë vilës, e ajo e shërbente sa kishte mundësi, kurse burri i saj ishte i kënaqur me atë shërbim që ia bënte prindit të tij, i cili nga pleqëria dhe nga shëndeti i dobët nuk dilte jashtë dhome.

Kur u kthye në dhomë të fëmijëve e vërejti se fëmija i vogël vizatonte rrethe dhe katrore, dhe në çdonjërën vendoste shenja! Nëna i tha: I dashuri im, çfarë po vizaton?! Iu përgjigj: Jam duke e vizatuar shtëpinë time ku do të jetoj kur do të rritem dhe do të martohem.

Nëna u gëzua nga këto fjalë dhe i tha: Ti ku do të flesh? Iu përgjigj: Unë do të fli në këtë dhomë..  kjo është kuzhina.. kjo është dhoma e pritjes së mysafirëve.. dhe filloi t’i numëron të gjitha dhomat e shtëpisë. Kurse për në fund e la një katrorë jashtë shtëpisë!

Nëna u çudit dhe i tha: Pse kjo dhomë jashtë shtëpisë dhe nuk është pjesë e dhomave tjera?

U përgjigj: Kjo është për ty! Do të vendosi të jetosh në këtë dhomë, ashtu si sot jeton gjyshi im!!

Nëna mbeti e shtangur nga fjalët e fëmijës së saj!!

Filloi t’i sillet nëpër mend se, a do të jem e vetme dhe jashtë shtëpisë, nuk do të kem mundësi të flas me fëmijët e mi dhe me nipat e mi! Kujt do ti flas atë ditë, dhe a do jetoj e vetme mes katër mureve, pa mos ia dëgjuar zërin asnjë anëtarit të familjes?!

Në atë moment shpejtoi në thirrjen e shërbëtorëve dhe dha urdhër që menjëherë t’i marrin mobiliet e dhomës së mysafirëve, e t’i shpërngulin në dhomën e plakut, kurse krevatin e tij, dha urdhër që ta vendosin në atë dhomë që konsiderohej edhe dhoma më e mirë e shtëpisë.

Në ato momente burri u kthye nga puna, dhe nga ajo që e pa u habit, dhe e pyeti gruan se çfarë ka ndodhë?! Ajo iu përgjigj me lot: Unë e zgjodha dhomën më të mirë ku do të jetojmë unë e ti, nëse Allahu na jep jetë. Kurse dhoma e mysafirëve do të jetë jashtë vilës!

Burri e kuptoi se çfarë synon gruaja e tij, e lavdëroi për këtë vepër dhe për atë që e bëri për prindin e tij, i cili i shikonte ata dy dhe buzëqeshte i kënaqur me veprën e tyre!

Kurse fëmija i vogël pas kësaj ndodhie e fshiu vizatimin dhe buzëqeshi!

Allahu i Madhëruar thotë: “Çfarëdo mirësie që bëni për shpirtin tuaj, me siguri që do ta gjeni tek Allahu. Ajo do të jetë më e mirë dhe më e shpërblyer”. Muzemil 20.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

           

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit