Bëhu shëmbëlltyrë e mirë për të tjetrin!
Bëhu që çdokush kur të sheh të shpreson të jetë si ti.
Mos i fol tjetrit për besim, po bëje që besimin ta ndjen prej dritës e cila përhapet nga fytyra yte.
Mos i fol tjetrit për akide (bindje), po bëje ta përqafon atë me rrobat e tua!
Mos i fol tjetrit për adhurime, po bëje që ato t’i sheh nga ti para syve të tij.
Mos i fol tjetrit për moral, po bëje që atë ta do nga pamjet e moralit tënd.
Mos i fol tjetrit për të kapurit për fe, po bëje ta shijon ëmbëlsinë e saj me pamjen tënde e të kapurit për fe!
Pra, ti bëhu fillimisht shembull për tjetrin, sepse njeriu nga natyrshmëria e tij, për ta pranuar një gjë, do që atë që e flet tjetri ta sheh në veprat e tij!
Nga arabishtja: Irfan JAHIU