-4.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

LODHJA E SHPIRTIT

Më të lexuarat

Shejh Muhamed Husejn Jakupi, Allahu e ruajt, thotë: Nga njerëzit ka asi lloji që vjen dhe thotë: Ndjehem tepër i lodhur.
Kur e pyet se pse, ku qëndron problemi?! 


Përgjigjet: Nuk e di, më është ngushtuar shpirti.
E pyet se cila është arsyeja?!
Përgjigjet: Nuk e di, prekem shumë shpejt. Shpirti më është ngushtuar dhe më duket se ngulfatem. 
E pyet: A ke nevojë për të holla?!
Përgjigjet: Jo, pasha Allahun jo. Nuk e di se për çka bëhet fjalë, nuk janë në pyetje të hollat!
E pyet: Mos ke ndonjë problem me gruan tënde?!
Përgjigjet: Jo, përkundrazi. Ndjehemi shumë të lumtur mes veti. 
E pyet: Mos të janë sprovuar fëmijët me diçka?!
Përgjigjet: Jo pasha Allahun. Ata janë shëndoshë e mirë.
E pyet: Mos ke ndonjë problem në punë?!
Përgjigjet: Jo, çdo gjë është në rregull.
E pyet: Mirë, atëherë kjo e tëra nga vjen?!
Përgjigjet: Nuk e di! Nuk e di! Nuk e di! Ndjehem i lodhur, shumë i lodhur!!
– Kjo lodhje, është lodhje e shpirtit. Ajo nga e cila ankohet ky njeri, nuk është trupi i tij, po ajo është shpirti i tij. Për këtë arsye i gjen pasuesit e epsheve dhe mëkatarët në vuajtje dhe dhembje. Nga gjynahet u shtohen pikat e zeza në zemër, e me atë u shtohet edhe pikëllimi, e nga pikëllimi u shtohet edhe dhembja, e nga dhembja u shtohet edhe shtrëngimi. 
Shpirti nga brenda i bërtet, është i uritur dhe i etur, mirëpo nuk di se çka të bën. Për këtë arsye ai hulumton gjëra materiale, në ushqim dhe në pije, në veshje dhe në qeshje, mirëpo të qeshurit e tij del vetëm se nga goja, e jo nga zemra e tij. 
Shpirti ka nevojë për ilaç i cili buron nga vendi prej nga ka ardhur vet shpirti, dhe kjo: ” … është çështje që i përket vetëm Zotit tim …”.
Allahu i Madhëruar thotë: “Do të pyesin ty për shpirtin. Thuaj: “Shpirti është çështje që i përket vetëm Zotit tim …”. Isra 85. 
Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit