-0.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Bashkimi Evropian dënon sulmin ndaj dy të rinjve në Shtërpcë

Më të lexuarat

Bashkimi Evropian ka dënuar sot sulmin ndaj dy të rinjve në Shtërpcë.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano në një postim në Twitter shkruan se dënon ashpër sulmin ndaj të rinjve, ndërsa tha se është e rëndësishme që autoritetet të hetojnë këtë rast.

“Bashkimi Evropian dënon plagosjen e një fëmije dhe një të riu. Është e rëndësishme që autoritetet të hetojnë plotësisht këtë dhe drejtësia të vihet në vend. Personave të plagosur u urojmë shërim të shpejtë”, shkruan Stano.

Dy persona, njëri 11-vjeçar e tjetri 21-vjeçar, janë plagosur këtë të premte në fshatin Drajkovc të Shtërpcës, pasi në drejtim të tyre është shtënë me armë zjarri nga një automjet në lëvizje.

I dyshuari për këtë rast, A.K. i moshës 33 vjeçar, është identifikuar dhe arrestuar nga Policia e Kosovës. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit