7.5 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kërkesa e Serbisë për kthimin e trupave në Kosovë, KFOR konfirmon se ia kanë përcjell një përgjigje: Mbetemi vigjilent dhe plotësisht të aftë për të përmbushur mandatin

Më të lexuarat

Përfaqësues të KFOR-it i janë përgjigjur Serbisë pas kërkesës për kthimin e ushtarëve të tyre në territorin e Kosovës.

KFOR në një deklaratë për Telegrafin ka konfirmuar se i kanë kthyer përgjigje Serbisë, ndonëse nuk kanë dhënë detaje tjera.

“Mund të konfirmojmë se përgjigja e KFOR-it ndaj kërkesës serbe është përcjellë, por nuk hyjmë në detajet e korrespondencës së NATO-s. KFOR-i mbetet vigjilent dhe plotësisht i aftë për të përmbushur mandatin e tij të OKB-së”, janë shprehur nga KFOR-i.

Ndryshe, më 16 dhjetor Serbia ia kishte dorëzuar një kërkesë KFOR-it për kthim të 1000 ushtarëve. /Telegrafi/ 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit