-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Mëso disa kuptime të domosdoshme mbi suren el Fatiha të cilën e lexojmë në të gjitha namazet tona!

Më të lexuarat

Surja el Fatiha – Sure e zbritur në Mekë –

Qëllimi i sures el Fatiha: Realizimi i nënshtrimit të sinqertë dhe të plotë ndaj Allahut të Lartësuar.

Komenti: Është quajtur me emrin el Fatiha (hapja) sepse me këtë sure hapet dhe fillon libri i Allahut. Gjithashtu është quajtur “Umu el Kuran” (nëna e Kuranit), për shkak të përmbledhjes që kjo sure u bën temave kyçe të Kuranit siç është: monoteizmi, adhurimi ndaj Allahut etj. Ajo është surja më madhështore e Kur’anit dhe është surja e shtatë ajetetve që përsëriten (në çdo namaz që falim).

1-“Me emrin e Allahut” filloj leximin e Kuranit, duke këruar ndihmën e Tij dhe duke marrë begati nga përmendja e emrit të Tij.

Bismilahi ka përmbledhur në vetvete tri emra të bukur të Allahut, që janë: 1- Allah: Që nënkupton të adhuruarin e vërtetë dhe ky emër konsiderohet i përvetshëm dhe nuk lejohet të emërtohet askush tjetër veç Tij. 2- Er Rahman: I Gjithëmëshirshmi, Ai është i Gjithëmëshirshëm me qënien e Tij. 3- Er Rahijm: Mëshirëploti ose Ai që ka mëshirë të vazhdueshme, prandaj me mëshirën e Vet Ai mëshiron kë të dojë nga krijesat dhe në veçanti robërit besimtarë.

2- “Çdo lavdërim i përket Allahut, Zotit të botëve” Lavdërimi i plotë dhe të gjitha llojet e falenderimit që i përkasin cilësive të plota dhe të nderuara, i takojnë vetëm Atij dhe askujt tjetër. Sepse Ai është zotëruesi i gjithçkaje, krijuesi dhe orientuesi i saj. Botëve: Është shumësi i fjalës botë dhe këtu përfshihet çdo send tjetër përveç Allahut të Lartësuar.

3- “të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit” lavdërim ndaj Allahut pas falenderimit që u përmend në ajetin e mësipërm.

4- Sunduesit të Ditës së Gjykimit.” Lavdërim ndaj Allahut duke përmendur se Ai është Sunduesi i gjithçkaje që ka për të ndodhur në ditën e gjykimit, atë ditë kur askush askujt nuk do ti bëjë dobi. Dita e gjykimit është dita e llogarisë dhe e shpërblimit.

5- “Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë.” Ty të veçojmë me të gjitha llojet e adhurimeve dhe bindjeve. Nuk të bëjmë ortak askënd dhe vetëm prej Teje kërkojmë ndihmë në të gjitha çështjet tona. Në dorën Tënde qëndron mirësia dhe askush nuk mund të ndihmojë veç Teje.

6- “Udhëzona në rrugën e drejtë! Na oriento në udhën e drejtë dhe na mundëso të ecim në të, na bëj të qëndrueshëm në këtë rrugë dhe na e shto udhëzimin. Rruga e drejtë është rruga e qartë që nuk ka shtrembërime. Kjo rrugë është Islami me të cilin Allahu dërgoi Pejgamberin (alejhi selam).

7- Në rrugën e atyre që u ke dhuruar mirësi e jo në të atyre që kanë shkaktuar zemërimin Tënd, as në të atyre që janë të humbur! Në rrugën e atyre që u ke dhuruar mirësi duke i udhëzuar, siç janë Pejgamberët, të sinqertit, dëhmorët dhe njerëzit e mirë, eh sa shokë të mirë janë ata! Dhe jo në rrugën e atyre që kanë shkaktuar zemërimin tënd, të cilët e njohën të vërtetën por nuk e ndoqën atë, si rasti i hebrejve. E as në rrugën e atyre që janë të humbur nga e vërteta dhe nuk u udhëzuan drejt saj për shkak të pakujdesisë së tyre në kërkimin e të vërtetës dhe udhëzimit për tek ajo, si rasti i të krishterëve.

Dobitë e ajeteve

– Allahu e hapi librin e tij me “bismilahin” me qëllim që ti orinetojë robërit e Tij, që punët dhe fjalët e tyre ti fillojnë me këtë fjalë, duke kërkuar vetëm prej Tij ndihmën dhe suksesin.

– Prej udhëzimit që praktikojnë robërit e mirë të Allahut është se ata i bëjnë lutjet duke lavdëruar dhe falenderuar Allahun e Lartësuar fillimish, pastaj nisnin me kërkesat e tyre.

– Allahu na tërheq vëmendjen nga neglizhenca në kërkimin e të vërtetës siç vepruan të krishterët e humbur, si dhe nga mosveprimi me të vërtetën pas njohjes së saj, siç vepruan hebrejtë të cilët shkaktuan zemërimin e Allahut.

– Kjo sure na tregon se imani i plotë arrihet duke kryer adhurime të sinqerta ndaj Allahut dhe duke kërkuar vetëm ndihmën e tij dhe të askujt tjetër.

“Tefsir el Mujeser” (Komentimi i thjeshtësuar i Kuranit) Grup Dijetarësh

Përktheu: Fatjon Isufi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit