-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Urdhëri: Ushtria serbe drejt kufirit me Kosovën

Më të lexuarat

Vuçiç, takim me gjeneralin Mojsiloviç në mesnatë

France24 shkruan se presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka dërguar të dielën mbrëma, shefin e ushtrisë drejt kufirit me Kosovën.

Lajmi u konfirmua edhe nga vetë gjenerali Milan Mojsiloviç, në një intevistë për kanalin lokal të lajmeve, Pink TV.

“Situata atje është e ndërlikuar dhe komplekse,” tha shefi i ushtrisë serbe.

“Kërkon në periudhën e ardhshme praninë e ushtrisë serbe përgjatë vijës administrative”, tha ai, duke përdorur termin që Beogradi përdor për kufirin me Kosovën.

Gjenerali shtoi se pas takimit me Vuçiç në Beograd, ai ishte rrugës për në Rashkë, një qytet rreth 10 kilometra nga kufiri me Kosovën.

“Detyrat që ka marrë ushtria serbe … janë të sakta, të qarta dhe do të zbatohen plotësisht,” tha Mojsiloviç. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit