4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Statusi i KMSH-së – Hoxhë Justinian Topulli

Më të lexuarat

Këto ditë, mbi dyqind imamë dhe hoxhallarë, i kanë dorëzuar institucioneve drejtuese të KMSH-së një kërkesë, ku kërkojnë ndryshimin dhe rregullimin e statutit të këtij institucioni.

Duke qenë se Komuniteti Musliman i Shqipërisë, në themel të tij është institucioni përfaqësues i muslimanëve të Shqipërisë dhe zgjidhet sipas një procedure të përshkallëzuar dhe të zgjatur, e cila krijon mundësi abuzimi dhe arbitraritet përfaqësimi, si dhe nisur nga nevoja e domosdoshme e përfaqësimit të drejtpërdrejtë gjithëpërfshirës, ky grup hoxhallarësh ka kërkuar nga të gjitha organet drejtuese të KMSH-së, të marrin parasysh kërkesën e tyre për ndryshimin dhe rregullimin e statutit të KMSH-së, ku konkretisht përfshihen:

1. Ndryshimi i statutit të KMSH-së në lidhje me zgjedhjen dhe emërimin e myftinjve.

2. Ndryshimi i statutit të KMSH-së në lidhje me zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm.

3. Ndarja e myftinive në bazë të ndarjes së re territoriale të Republikës së Shqipërisë dhe shpërndarja e numrit të anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm në proporcion me numrin e besimtarëve të çdo myftinie.

Lusim Allahun të përmirësojë gjendjen dhe institucionin e muslimanëve në këtë vend!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit