2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Bujar Nishani: Ja si u bëra President

Më të lexuarat

Sot gjatë momentit që dolët nga takimi me drejtuesit e Ministrisë së Brendshme, shpesh herë rastësitë janë të këndshme, u nisët nga shtëpia për të votuar Artan Hoxhën si president dhe u kthyet në shtëpi si president, e prisnit këtë?

Nuk e kam pritur. Ne zhvilluam mbledhje të grupit paraditen e ditës së votimit, ku u rakorduam qëndrimet e grupit për të votuar kandidatin e mazhorancës Artan Hoxhën, iu drejtuam parlamentit në pritje për të votuar.

Emri juaj ishte përmendur në katër propozimet e mazhorancës?

E vërteta kjo ka qenë, edhe emri im gjatë tryezës ka qenë në listën që do i paraqiteshin opozitës për të dakortësuar. Konkluzioni ishte që opozita nuk pranoi asnjë nga katër emrat, unë e kam shprehur opozita ka mbajtur një qëndrim brenda të gjitha normave të sovranitetit politik të saj.

Ka pasur plan paraprak?

Nuk besoj në asnjë teori të tillë konspirative, besoj në atë që mu komunikua nga drejtuesit e partive të koalicionit, ata e kishin konsultuar me njëri-tjetrin jam thirrur nga kryeministri Berisha në prani të krerëve të partive të tjera dhe më është komunikuar propozimi për të qenë unë kandidat.

Mund të mos ta bënit ju këtë detyrë?

Nuk jam identifikuar me ndonjë stepje apo detyrat që duhet të marrë një qytetar, një njeri i lirë, kur bëhet fjalë për të kontribuuar kur bëhet fjalë për vendin tënd.

E menduat që nuk është e thjeshtë të kalosh në presidentin e të gjithë shqiptarëve?

Ka të bëjë me integritetin e personit, çdo qytetar hyn e investohet në një drejtim të caktuar, gjatë rrugës dhe karrierës ndeshet me sprovat e tij dhe sfidat e tjera të cilat duhet ti përballë. Nuk mendoj se ka ndonjë kontradiktë në aspektin e kalimit nga një ministër në presidentin e gjithë shqiptarëve. Aty është sfida e çdo individi, që në momentin që i kërkon të jetë president, duhet të ndihet vet si përfaqësues i gjithë shqiptarët.

E morët vendim vet apo u konsultuat me familjen?
Nuk ka pasur kohë të gjatë për tu konsultuar para se ti jepja përgjigjen kryetarëve të partive të koalicionit qeverisës. Duke pasur parasysh ecurinë e karrierës sime, e përballur jo me pak sfida, duke pasur parasysh sjelljen dhe mbështetjen që kam pasur nga familja, nuk pata asnjë dyshim që do të mbështetesha në vendimin që morra.

Shkollimi që keni marrë?

Jam shkolluar në akademinë ushtarake, në 1988 jam diplomuar. Nuk ka qenë një zgjedhje më dëshirë. Kam kërkuar të studioja për frëngjisht nuk mu realizua e vetmja mundësi për të ndjekur një ecuri në arsimin e lartë ishte shkolla ushtarake. Pas diplomimit për shkak të rezultateve të lart qëndrova në katedrën e taktikës së gjithanshme, kam punuar si pedagog. Në fillim të 93 jam ftuar për tu bërë pjesë e këtij departamenti në drejtorinë e jashtme që ka pasur aktivitet shumë të madh, anglishten e kam mbrojtur në Teksas. Kam kaluar në Ministrinë e Jashtme, ka qenë eksperiencë e shkëlqyer, më pas kam përfituar një bursë nga DASh për studime pasuniversitare, për afërsisht një vit në Kaliforni, kurs pasuniversitar shumë i mirë, fazë e ndarë në tre drejtime, pjesa e tretë marrëdhënie ndërkombëtare që zhvillohej në Uashington. Më pas u ktheva dhe u ftova për të qenë nëndrejtor i kabinetit i ministrit të Mbrojtjes Zhulali.

Keni qenë pjesë e shkollës së partisë së punës?
Historisë së begkraundi familjar nuk më është ofruar. Familja ime janë detyruar që pas luftës së dytë të shpërngulen nga Gjirokastra të vendosen në Durrës ku dhe unë jam lindur, nuk më është ofruar kërkesa për të qenë anëtar i partisë së punës.

Keni qenë pjesëtar i këtyre ngjarjeve të shkurtit 1991 në Shkollën e Bashkuar?
Kam qenë pedagog dhe kam pasur një situatë ndër më të vështirat, së bashku me një grup studentësh u pozicionuam kundër kësaj histerie. Jam takuar edhe me drejtuesit e PD të kohës në tiranë, bëja jetën e një beqari dhe banoja brenda akademisë dhe çdo ditë që kthehesha nga mësimi e gjeja derën e dhomës të hapur dhe gardërobën të kontrolluar. Ka qenë periudhë e vështirë, mjaft nga kolegët nuk më ofronin kafe. Kam qenë një ndër aktivët në kundërvënie të këtij grupi, kjo ishte arsyeja, rikthimi në MB të ish drejtuesve të shkollës së bashkuar më larguan nga puna, më larguan nga ambientet ku banoja me bashkëshorten e djalin e vogël sepse nuk harronin kundërvënien që unë dhe kolegët e mi i kishim bërë në ato momente.

Kur jeni angazhuar me PD?
Që në fillimet e saj, në zgjedhjet e para të 91 kam qenë mjaft aktiv. Askush nuk mund të jetë pjesë e partive, u tërhoqëm nga kjo qenie pjesë e anëtarësisë pasi doli ligji për depolitizimin e ushtrisë. Aktiviteti që kam pasur dhe bashkëpunimi me stafin e zotit Peshkëpia më krijuan rrethana të rënda.

Kur u rikthyet?
Në vitin 98 pasi thashë në ‘97 më larguan nga puna pa asnjë arsye. Isha nëndrejtor i kabinetit. Në ministrinë e Mbrojtjes nuk kishim staf politik, mbuloja marrëdhëniet me jashtë, në atë kohë ka pasur dinamikë të madhe me NATO-n Shqipëria. Në atë kohë dhe me kolegë të tjerë që ishin të shkolluar në Gjermani, Francë, dhe u larguan nga puna krijuam një institut të ushtarëve që ishin shkolluar në perëndim, më pas jam angazhuar me PD dhe zyrtarisht ka qenë referendumi për kushtetutën ku kam qenë përfaqësues i PD në rrugën Bardhyl, në vijimësi kur është bërë organizmi i strukturave jam zgjedhur kryetar i një prej nëndegëve të PD. Në 2001 sekretar i degës për Tiranën, jam angazhuar në këshillin bashkiak në 2003.

Keni bërë karrierë prej anëtari që ndjek shkallët e strukturave të PD. Kur ka qenë momenti që ju jeni njohur me liderin e PD?
Kontaktet e punës kanë qenë pasi unë u propozova, ka qenë z. Berisha për tu emëruar në pozicionin e sekretarit të degës, emëroj nga kryesia qendrore e PD, pasi në vitin 2000 kam pasur angazhim të drejtpërdrejtë në zgjedhjet e kohës, në minibashkinë 3 ky ka qenë momenti që jam ulur drejtpërdrejt me kryetarin e PD zotin Berisha. Më pas kanë qenë takime spontane.

Jeni zgjedhur si Presidenti i shtatë i Republikës, dhe i gjashtë i periudhës postkomunist. Zgjedhja e një presidenti konsensus zgjidhje më e mirë?
Besoj më së shumti tek ajo që përfaqëson integriteti i individit që merr përsipër të ushtrojë këtë detyrë. Formalitet kanë rëndësinë e tyre, por mbetet subjektive. Në Shqipëri kemi eksperienca të ndryshme, unë besoj thellë tek çfarë përmban integriteti i personit që merr përsipër të ushtrojë detyrën. Nëse ka integritetin e plotë të zbatojë atë frymë që kërkon kushtetuta dhe praktika më pas, procedurat nuk kanë vlerë esenciale.

Do jeni president i gjithë shqiptarëve?
Absolutisht që besoj. Aq më tepër në pozicione të tilla aq të larta, përtej detyrimit, të marrjes së ushtrimit të përgjegjësive. Besoj sepse i besoj edhe kushteve ku ndodhet Shqipëria. Nuk shoh asnjë lloj arsye, pengese të përfaqësoj atë frymë që kushtetuta e Shqipërisë sot përçon.

A kishit detyrimin që në momentin kur u propozuat të dorëhiqeshit nga ministri i Brendshëm?
Jo. Kushtetua e ka të qartë kriteret për tu zgjedhur president. I kam paraqitur dorëheqjen kryeministrit para se të bëhej votimi në kuvend, në drekën e datës 11.

Nëse nuk do të merrnit 73 vota, do e tërhiqnit dorëheqjen?
Do i rikthehesha jetës në parlament.

Fizikisht keni një problem, mund ta bëni pak më transparente, pasi rrjetet sociale kanë komentuar sëmundjen?
Besoj shumë në vlerat e një shoqërie të civilizuar, individë kanë mangësi të theksuar të formimit civil. Është e vërtetë që kam pasur ndërhyrje kirurgjikale para 3 vitesh për shkak të defekteve të enëve të gjakut, në një nga klinikat më të mira të Evropës, pasoja e cila është në rehabilitim nuk më lejon të vrapoj dot. Kjo është e vetmja mangësi që kam. Kam ushtruar detyrën e Ministrit të Brendshëm më është dashur të udhëtoj në dimër, verë, dhe të punojë me bashkëpunëtorët deri në orët e para të mëngjesit, e vetmja pengesë fizike është që nuk mund të vrapoj.

Keni marrë urime nga opozita po nga Rama?

Kam pasur mesazhe dhe telefonata nga deputetë të PS dhe të opozitës, drejtues lokalë të saj, nga kryetari nuk kam pasur. Nga zoti Rama deri tani jo.

Raportet tuaja me Ramën?
Në zgjedhjet e 2009 kam pasur disa kontakte përmes telefonit që kishte shqetësime për listat e zgjedhësve për shkak të burimit dhe Ministria e Brendshme ishte hartuesi i regjistrit themeltar që bëheshin në Gjendjen Civile. I kam dhënë të gjitha sqarimet.
Rama ka vlerësime për ju në editorialet e tij…
Nuk kemi pasur kontakte jemi takuar në një pritje zyrtare, nuk kemi pasur kontakte, gjithsesi mua më vjen mirë që zoti Rama beson në vlerat e individit.

Keni kontaktuar me presidentin në detyrë?
Nuk kam pasur kontakt, nuk kam marrë ende urim. Asnjë telefonatë dhe asnjë mesazh, mbase ka bërë njoftim shtypi unë nuk kam marrë.

Në raportet partiake me opozitën? Mund ta justifikoni simbolin e unitetit të kombit?
Është një nga sfidat që do të kem. Jam i bindur se ajo çka unë kërkoj. Presidenti të orientojë e të jetë tërësisht jashtë palëve. Kemi dëgjuar që të flitet mbi palët, në gjuhën shqipe i kemi disa terma. Unë nuk e shoh veten mbi palët. Ajo që mendoj e shikoj është që të qëndroj jashtë palëve, të mos ndikojë në avantazh të njërës palë, nëse ka këtë sjellje publike do e ndihmojë presidentin edhe mua në përmbushjen e detyrave kushtetuese.

Presidenti ka dy linja, raportet me drejtësinë dhe raportet me diplomacinë?
Kam pasur eksperiencë në ministrinë e Jashtme, kam punuar më shumë sesa 1 vit e gjysmë. M e mjaft nga diplomatët e sotëm në atë kohë kemi qenë një grup i parë i trajnuar nën siglën e diplomatëve të rinj shqiptar. DASH ka organizuar me financimin e një qendre trajnime të diplomatëve të rinj dhe unë kam qenë pjesë e këtij grupi.

I keni ndjekur zhvillimet rajonale?
Natyrisht.

Vizita juaj do të jetë në Kosovë?
Prioriteti im i veçantë.

Sfidat tuaja?
Janë të përcaktuara në kushtetutë. Tek diplomacia ka angazhim të presidentit por nuk është esencial angazhimi i presidentit për hir të së vërtetës, ky është sistemi i presidencës në Shqipëri. Në çështjen e ofrimit të kontributeve në sistemin e drejtësisë është thelbësori, do të jetë prioriteti im kryesor. Kam pasur eksperiencë si ministër i Drejtësisë, besoj se presidenti ka një rol jashtëzakonisht të madh për të luajtur në reformat dhe funksionimin e drejtësisë.

Zgjedhja e Presidentit shihej si një lloj pakete së bashku me kryeprokuroren, në 24 korrik do të merrni presidencën, qëndrimi juaj ndaj kryeprokurores Ina Rama?
Nuk mund të shpreh qëndrimet e mia pa marrë detyrën dhe pa mbaruar detyrën kryeprokurorja. Do të ketë bashkëpunim mes president dhe parlamentit.
Kur u propozuat u diskutua për zgjedhjen e prokurores?
Nuk ka pasur asnjë element tjetër për çështjen e presidentit.

Praktikë e ndryshme për emërimin e gjyqtarëve, presidenti Mejdani dhe Moisiu konsultoheshin me palët dhe çonin emra që kishin rënë paraprakisht dakort, presidenti Topi zgjodh të çonte emrat pas një çekimi që bënte. Procedura që do të ndiqni ju?
Angazhimi dhe roli i presidentit në raport me sistemin e drejtësisë është esencial dhe shumë i përgjegjshëm. Ka dy momente, presidenti është kryetar i KLD dhe trupën e gjyqtarë në gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese që është marrëdhënie mes presidenti dhe parlamentit. Do ketë qëndrime të ndryshme, mbi një bazë , merita dhe kriteret e shpallura transparente. Presidenti duhet të bashkëpunoj ngushtë me komunitetin e gjyqtarëve që gjykimi subjektiv i KLD të shmange nga subjektivizmat maksimale. Ne kemi shumë raste e shembuj të mirë që mund të marrim në vendet e Evropës. Pranë ministrisë së Drejtësisë ka misione shumë të mira, EURALIUS. Nga gjykata e lartë, nëse krijojmë një trup njerëzish gjyqtarësh me integritet të lartë në gjykatën e lartë kushtetuese ata timonojnë të gjithë sistemin e drejtësisë. Do të ketë një sistem vlerësimi të konsultuar me trupën e gjyqtarëve, është një proces pa përjashtuar konsultimet mbi bazën e këtyre kritereve të shpallura e të aprovuara. Marrëdhënie bashkërendimi mes presidentit e parlamentit.

Në një moment mund të konfliktoheni me këtë mazhorancë. Ju trembte kjo?
Jo absolutisht. Mund të gjykojë dhe angazhoj vetveten për atë që përfaqësoj, mendoj e kam detyrë për të ushtuar, nuk besoj se do të ketë situatë të tillë, jam i qartë në detyrat, objektivat e mia, jam i qartë në atë çka mund të bëjmë së bashku me aktorët e tjerë. Duke besuar tek kjo qartësi them se nuk do të jem në atë situatë që ju përmendët.

Do jeni i aftë të përballoi presionet që vijnë nga forcat politike?
Eksperienca më ka ndihmuar, besoj tek liria e individit. Një nga dedikimet, dedikimi ndaj lirisë është vlerë. Duke besuar tek liria e individit them se ajo është forcë që kapërcen çdo presion.

Familja juaj?
Jam i martuar me bashkëshorten Odeta që në vitin 1994, kemi dy fëmijë, një djalë 17 vjeç që studion në Vjenë në kolegj dhe vajzën 13 vjeç.

Ku do të banoni?
Do të respektoj rregullat që do më përcaktojë protokolli i shtetit dhe nuk do i anashkaloj ato rregulla.

A do të ketë strategji të mirëfilltë në raportin me opozitën në Shqipëri?
Besoj se nuk ka nevojë për strategji, për sa kohë do të jemi bashkëpunues, për aq sa na lejojnë institucionet tona. Jam i hapur dhe e konsideroj institucion të rëndësishëm të vendit, institucioni i kredibilitetit në vend. Opozita ka përfaqësim të madh të qytetarëve, ka detyra të mëdha për të ushtruar. Jam i gatshëm për të punuar që institucioni i presidentit do të jetë i obliguar për të bashkëpunuar me opozitën.

Raportet tuaja me opozitën?
Raporte korrekte, kemi shkëmbyer edhe qëndrime jozyrtare në parlament por dhe në zyrën time. Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Brendshme, kanë qenë dyer të hapura ashtu do të jetë edhe dera e Presidencës për çdo përfaqësues të opozitës.

kritikon më së shumti në punën e presidentit në detyrë?
Jo vetëm etika, por edhe përcaktimet kushtetuese.

Do e takoni presidentin Topi?
Nuk kam ndonjë ftesë. Po krijojmë një grup pranë presidentit të zgjedhur që do të merret me tranzitimin. Është në krijimin e sipër do të jetë i gatshëm për pak ditë dhe për të filluar procesin e tranzitimit të pushtetit.

Do të keni një staf të ngritur në ditën e parë që do të merrni presidencën?
Padyshim, pjesa kryesore e stafit. Është një eksperiencë që shumë vende e kanë aplikuar.

Ku jetoni aktualisht?
Vazhdoj të banoj në apartamentin tim në zonën e Selitës. Për fat të mirë familja e bashkëshortes është familje tregtarësh të dëgjuar, trashëgimtare e njërit prej nënshkruesve të pavarësisë Qemal Bej Elbasanit. Kanë trashëguar prona të konsiderueshme. Por edhe në Durrës familja e saj ka qenë ndër tregtarët e dëgjuar, kemi pasur përfitime nga rikthimi i pronave.

Nga jeni me origjinë, keni lidhje me Omer Nishanin?
Nga Libohova e Gjirokastrës. Nuk kam lidhje.

Qëndrimi që keni mbi prokuroren Ina Ramës?
Puna e prokurorisë është punë që ka pasur probleme të shumta. Nuk gjykoj punën e një individi. Si një institucion prokuroria ka pasur e ka probleme që duhet të korrigjohen, nuk mund të marrë përsipër të gjykojë një prokurore.

U përfol në media për zgjedhjen e zonjës Topalli si presidenti, pasi ajo nuk u zgjodh, pati thyeje mes jush?
Ka qenë një nga mbështetëset e mia kryesore, do të kisha kënaqësi të kisha votuar për të, është çështje e një procesi të gjatë, por zonja Topalli që nga momenti që jam propozuar ka qenë mbështetëse e kandidaturës sime.

Dita e parë si president, do të jetë thjesht betim në parlament apo do ketë ceremoni?
Besoj se do të ketë, nuk ka arsye për ta ndryshuar.

Cili është roli i një presidenti të zgjedhur?
Duhet të përgatitet qartazi për marrjen e administrimit të Presidencës, njohjen e problematikës, ti përtyp këto çështje që dita e parë duhet të jetë normale pune, presidenti që hyn në detyrë duhet të jetë i informuar, me problematikat që kanë kaluar në presidencë. Presidenti në detyrë, duhet të ofrojë këtë mundësi presidentit që vjen.

Intervista e dhënë për gazetarin Blendi Fevziu për emisionin “Opinion:” në Tv Klan/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit