4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

KFOR-i tërhiqet përkohësisht nga plani për bllokimin e rrugëve alternative

Më të lexuarat

Vrasja e Selver Haradinajt, banor i pjesës veriore të Mitrovicës, ka përkeqësuar situatën e sigurisë në pjesën më problematike të Kosovës. Si rezultat i kësaj, trupa paqeruajtëse e NATO-s, KFOR, ka vendosur që të pezullojë përkohësisht planet për mbylljen e rrugëve alternative, të cilat mundësojnë daljen nga Kosova në Serbi pa kaluar nëpër kontrollet kufitare.

Qytetarët serbë të veriut përdorin këto rrugë për t`i ikur ballafaqimit me policë dhe doganierë të Kosovës dhe të EULEX-it që gjenden në dy pikëkalimet zyrtare 1 dhe 31. Por, sipas burimeve ndërkombëtare, sulmi dhe tensionet e fundit kanë alarmuar edhe për nevojën që strukturat paralele të sigurisë së Serbisë të shuhen në atë pjesë dhe të fillojë dialogu i paralajmëruar për veriun.

Presioni ndaj Serbisë për të shuar strukturat paralele pritet që të shtohet edhe nëpërmjet deklaratave publike që pritet të bëhen nga institucionet relevante ndërkombëtare. Të njëjtat burime kanë shtuar se Serbia tashmë ka hequr dorë nga mbajtja e zgjedhjeve lokale në Kosovë dhe se qëndrimi pritet të bëhet publik gjatë këtyre ditëve.

Pezullimin e planeve për mbylljen e rrugëve alternative e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i KFOR-it, Den Harvey./koha/koahislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit