-2.4 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Rama: Nëse Vuçiç s’vjen në Tiranë….

Më të lexuarat

Samiti i së martës, ja kush do mungojë nga udhëheqësit europianë

Kryeministri Rama tha se nuk do donte që Vuçiç të bojkotonte Samitin e Tiranës, pasi siç theksoi, e kundërta do qe katastrofë për vendin e tij.

“Presidenti i Serbisë nuk ka asnjë rrugë tjetër për të mos ardhur në Samit, sepse e kundërta do të ishte katastrofë për atë vetë dhe për Serbinë”, tha Rama gjatë një bashkëbisedimi me publikun.

Megjithatë, dikush do mungojë prej udhëheqësve europianë.

“Kryeministri i Spanjës Pedri Sanchez nuk do jetë se atë ditë, pasi ka ditën e Kushtetutës dhe kjo ka një rëndësi të madhe për spanjollët, ndaj për këtë arsye nuk do jetë i pranishëm, por letra e tij është jashtëzakonisht mbështetëse dhe më shumë se e mjaftueshme për pamundësinë e pjesëmarrjes. Ndërkohë që të gjithë të tjerët do të jenë të pranishëm”.

Sa i përket opozitës, protestës së saj të paralajmëruar, ama para Kryeministrisë, në një zonë brenda perimetrit të sigurisë, Rama tha se kjo gjë s’ka gjasë të ndodhë.

“Policia ka bërë publik perimetrin e sigurisë, i cili është i panegociueshëm me askënd dhe për askënd, nuk diskutohet. S’ka asnjë arsye që të kemi ndonjë shqetësim për të pasur ndonjë incident”, theksoi kryeministri. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit