-2.4 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Vuçiç: Gradualisht ka dështuar çdo mundësi për bisedime me Prishtinën

Më të lexuarat

Pas takimit të zhvilluar me eurokomisionerin e BE-së, Oliver Varhelyi, Vuçiç “la të hapur mundësinë” që të ndryshojë vendimin dhe të merr pjesë në samitin në Tiranë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se nuk është “as i çmendur, as i dehur, as budalla” që të mos e kuptojë se që nga fillimi i vitit, çdo mundësi për bisedime me Prishtinën gradualisht ka dështuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Në konferencën e përbashkët për media pas takimit të zhvilluar sot me Komisionerin e Bashkimit Evropian (BE) për Fqinjësi të Mirë dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, Vuçiç tha se nuk është penduar për asnjë fjalë që tha mbrëmë, kur për një media lokale tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është “llum terrorist” dhe se ministri i sapoemëruar në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiç dhe politikania Rada Trajkoviç janë “llumrat më të këqij serb, nga fundi i kazanit”.

“Edhe sot e mendoj të njëjtën gjë, por ndoshta është dashur të përdor fjalor pak më burokratik”, shtoi presidenti serb.

Vuçiç mbrëmë gjithashtu tha se për shkak të qëndrimit “të turpshëm” të BE-së ndaj zgjedhjes së Rashiçit, “askush nga Serbia nuk do të marrë pjesë në Samitin e ardhshëm BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë”.

Pas takimit të sotëm, ai tha se Varhelyi “pa mëdyshje i tha atij se zyrtarët e BE-së mendojnë se është e rëndësishme që Serbia të përfaqësohet në samitin në Tiranë”.

Vuçiç “la të hapur mundësinë” që të ndryshojë vendimin në ditët në vijim për të shkuar në samit.

Ai po ashtu akuzoi se autoritetet kosovare janë përpjekur të futin në Kuvend politikanë që nuk e kanë përkrahjen e popullit serb dhe se më pas të njëjtit i kanë futur në qeveri, duke shtuar se “është gënjeshtër se ata janë përfaqësues të serbëve”.

Ai shtoi se i kupton plotësisht vërejtjet për harmonizimin e politikës së jashtme serbe me BE-në dhe se e ka informuar Varhelyi-n se “askush nuk mund t’i anashkalojë sanksionet përmes territorit të Serbisë”.

Varhelyi në fjalën e tij tha se liderët e BE-së do të vijnë për herë të parë në rajon, në Tiranë, për të biseduar me rajonin, për rajonin, dhe se është e nevojshme që Serbia dhe lideri i saj të jenë në tryezë.

“Nuk është e nevojshme të theksoj sa është e përqendruar vëmendja e opinionit kur bëhet fjalë për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe BE-së dhe politikës së zgjerimit, sepse lufta ruse kundër Ukrainës ka treguar se e vetmja zgjidhje reale dhe afatgjatë për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin, është anëtarësimi në BE”, theksoi Varhelyi.

Ai shtoi se vetëm pak ditë para samitit në Tiranë, ka biseduar me Vuçiçin se si t’i “shohim dobitë e punës sonë në kontekstin ku ndodhemi dhe

“Shpresojmë të shohim liderët të diskutojnë strategjitë dhe politikat të cilat do sjellin përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët”, shtoi ai.

Varhelyi tha se shprehon që në Tiranë do të nënshkruhet një marrëveshje për roaming ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

Energjia dhe migrimi janë temat e diskutimit, tha Varhelyi, duke shtuar se BE-ja reagoi shpejt në sektorin e energjisë dhe u krijua një paketë ndihme që do të sjellë 2,5 miliardë euro në rajon.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit