9.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

E thotë hoxha prishtinali: Koha për Turqinë mes Kosovës dhe Serbisë

Më të lexuarat

Ajo që s’thuhet ende mbi zgjidhjen përfundimtare të ngërçit të Dialogut

Një prej hoxhallarëve të njohur të Kosovës, Hysamedin Abazi, ka thënë atë që pak ose aspak nuk po thuhet: nevoja e rolit përcaktues turk në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Pa diplomaci dhe shkurt e shqip!

Ne nuk do shohim dit, deri sa te kerkojme qe Türkiye te jete garantuesi i yne ne Bisedime dhe Marreveshje perfundimtare me Serbine!

Ne nuk kemi aleat strategjik me te qendrueshem dhe me real nga Fuqite e medha se sa SHBA-ne dhe Türkiye-n!”, shkruan ai që ndryshe njihet si imam i xhamisë së “Katër Llullave” në Prishtinë.

Në fakt, ndihet mungesa e faktorit turk në ngërçin e madh ku është futur dhe diplomacia perëndimore sa i përket zhvillimeve mes Prishtinës dhe Beogradit, të cilat po ecin drejt tensioneve jo drejt një paqeje me njohje reciproke. Turqia që këto kohë është bërë përcaktuese në rang global, për pothuajse të gjitha vatrat e krizave, si një sunduese historike në rajon, ka rolin e diktimit të një rendi të ri rajonal, ku përfundimisht Serbia do e mbyllte kapitullin me Kosovën dhe Bosnjen. /tesheshi.com/   

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit