9.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Filloi punimet trajnimi për programin e ri me arkëtarët e administratës së BIK-ut

Më të lexuarat

Prishtinë, më 15 nëntor 2022

Në kuadër të modernizimit të administratës së Bashkësisë Islame të Kosovës, Drejtoria e Financave të BIK-ut, ka filluar trajnimin me arkëtarët e këshillave të Bashkësisë Islame dhe të institucioneve të saj për programin e ri të centralizuar, i cili do të fillojë të aplikohet nga fillimi i vitit 2023. Ky trajnim do të udhëhiqet nga drejtori i Drejtorisë së Financave, z. Tanseli Rogova, së bashku me konsulentët profesionalë të fushës së kontabilitetit dhe financave. Pjesë e këtij trajnimi do të jenë arkëtarët e këshillave të BI-së, Medresesë, FSI-së dhe konviktit të vajzave.

Në hapje të këtij trajnimi qe i pranishëm edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i cili përgëzoi Drejtorinë Financiare për punët dhe aktivitetet që po i zhvillon për mbarëvajtjen dhe modernizimin e programeve që kanë të bëjnë me aspektin financiar, duke premtuar kështu përkrahje të vazhdueshme, me qëllim të ngritjes dhe zhvillimit në këtë aspekt.

Ky trajnim do të vazhdojë edhe në dy seanca të tjera, më 17 dhe 22 nëntor 2022.

The post Filloi punimet trajnimi për programin e ri me arkëtarët e administratës së BIK-ut appeared first on Bashkësia Islame e Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit