1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Në Shqipëri, xhami të ndërtuara nga Serbia(!!!) Kush e thotë këtë “perlë”?

Më të lexuarat

Nuk thuhet vetëm se si mund të ndodhë kjo….

Avokat Ngjela, i dhënë edhe pas teorive konspirative, shpreh bindjen se 60 përqind e xhamive në Shqipëri janë ndërtuar nga serbët.

Duke shtjelluar në mënyrën e tij kauza kombëtare e dhënë prognoza për zgjidhjen e saj, ai bie jo thjesht në naiviteti por dhe në idiotësi të një niveli sipëror, që zakonisht janë produkte të mendjeve të pushtuara nga mite kombëtare që sajohen nga delir madhështie dhe mani persekucioni.

“Filozofia serbe ka qenë gjithmonë krijimi i konflikteve të brendshme në Shqipëri dhe në Kosovë. Dhe kështu po vijon, deri në kryeministra dhe ish kryeministra të drejtuar nga Serbia, por edhe Moska.

Politika serbe me veglat e saj në Shqipëri, kryesisht ka ndjekur rrugën e konflikteve fetare. Por nuk u ka ecur dot.

Përshembull, gjatë viteve 1990′, 60% të xhamive në Shqipëri i ka investuar Serbia. Dhe këtë për dy arsye: arsyeja e parë, ka qenë me qëllimin për të krijuar konflikt fetar në Shqipëri mes të krishterëve dhe myslymanëve; dhe, e dyta, që t’i thosh Perëndimit se Shqipëria është një shtet islamik.

Por, në fakt, dështuan, sepse nuk u eci as njëra, e as tjetra”, shkruan së fundi avokati, që për hir të së vërtetës jo gjithnjë ja fut kot, ama gjithnjë në aspekte ku është një profan(i padijshëm) i vërtetë, siç është besimi.

Ngjela nuk e shpjegon se si e qysh Serbia mund të diktojë ndërtim xhamish, qoftë dhe sipas skemave konspirative. /tesheshi.com/  

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit