4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Kurti: Pse Beogradi do dështojë…

Më të lexuarat

Mesazhi nga Prishtina: Krah nesh, NATO e SHBA!

Kryeministri Kurti, tha, pas braktisjes së institucioneve të Kosovës nga komuniteti serb dhe zyrtarë të Listës Serbe, se qytetarët nuk kanë nevojë të brengosen për situatën në veri.

Sipas tij, do të dështojnë përpjekjet e Beogradit për destabilizimin e Kosovës. “Nuk e dimë ne tash se çfarë ndikimesh do të ketë përpjekja e Serbisë për destabilizimin e Kosovës, mirëpo unë e di që një përpjekje e tillë do të jetë e pasuksesshme, sepse shteti ynë është i fortë, duke qenë demokratik, duke qenë i rreshtuar me SHBA, NATO-në”, argumentoi ai.

Kurti aludon se zhvillimet në veri mund të jenë të lidhura edhe me planin franko-gjerman, si një shenjë se Serbia nuk e do dialogun. “Ka mundësi që ata nuk dëshirojnë të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog dhe tash kanë zgjedhur këtë rrugën tjetër, por unë besoj që të dëgjueshmit e tyre, janë pakrahasimisht strukturat e ndryshme ilegale, sesa qytetarët e vendit tonë që janë me përkatësi etnike serbe”, tha i pari i qeverisjes shqiptare, duke bërë një diferencës mes politikës serbe dhe qytetarëve serbë të Kosovës.

Kurti tha se është në kontakt edhe me mekanizmat të tjerë ndërkombëtar të sigurisë, njëherësh duke u bërë ftesë serbëve të Kosovës që mos t’i lëshojnë vendet e tyre të punës.

Ne jemi në kontakt dhe komunikim të vazhdueshëm, takime të rregullta edhe me organet e sigurisë ndërkombëtare siç është KFOR-i, e EULEX, por gjithashtu edhe me partnerët tanë siç është Quint-i. Pra, ne shkëmbejmë informacione dhe përgatitemi mirë për çfarëdo mbrapshtie që mund ta bëjnë keqbërësit. Deri më tash jemi të suksesshëm në përgjithësi. Gjithmonë ka vend për përmirësim dhe besoj që qytetarët tanë nuk kanë nevojë për brenga shtesë. Me këtë rast i ftoj të gjithë qytetarët serbë të vendit tonë që mos t’i braktisin institucionet, që të mos japin dorëheqje, që mos t’i lëshojnë vendete punës, sepse në këtë mënyrë vetëm dobësohet shërbimi ndaj qytetarëve. Ata nuk kanë presion prej neve, presionin e kanë prej Beogradit, i cili dëshiron destabilizim të Kosovës, mirëpo nuk do të mund ta bëjnë këtë”, tha Kurti. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit