2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Parlamenti Evropian: Rumani e Bullgari, koha për Shengen

Më të lexuarat

Nga 27 vendet anëtare të BE-së, 5 nuk janë pjesë e zonës pa kontrolle kufitare

Parlamenti Evropian ka kërkuar që Rumania dhe Bullgaria t’i bashkohen Shengenit deri në fund të vitit 2022, një zgjatje që disa vende anëtare të Bashkimit Evropian (BE) e kanë bllokuar prej vitesh.

Për të katërtën herë që nga viti 2018, përfaqësuesit evropianë i kanë kërkuar Këshillit të BE-së që të përfshijë menjëherë dy vendet në zonën e lëvizjes së lirë, gjë që do të nënkuptonte heqjen e kontrolleve në kufijtë e tyre me vendet e tjera të zonës Shengen.

Në tekstin që u votua në Strasburg me shumicë të madhe (547 vota pro, 49 kundër dhe 43 abstenime), përfaqësuesit kujtuan se Bullgaria dhe Rumania, të cilat iu bashkuan BE-së në vitin 2007, “kanë përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme për disa vite tani”.

Pesë vende të BE-së nuk janë në Shengen

Zona Shengen është një zonë ku mund të udhëtoni pa pasaportë dhe ku kontrollet kufitare janë hequr në parim.

Bullgaria dhe Rumania kanë kërkuar hyrjen në zonën Shengen që nga viti 2011, por disa vende, përfshirë Holandën, hezitojnë të japin miratimin, duke kërkuar përparim më të madh në luftën kundër korrupsionit.

Nga 27 vendet anëtare të BE-së, vetëm Bullgaria, Rumania, Kroacia, Qiproja dhe Irlanda nuk janë pjesë e Shengenit.

Nga ana tjetër, përfshihen Islanda, Norvegjia, Zvicra dhe Lihtenshtajni, vende jashtë BE-së. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit