-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

MOS E LËVIZNI SHKËMBIN NË MAJË TË KODRËS

Më të lexuarat

MOS E LËVIZNI SHKËMBIN NË MAJË TË KODRËS

Ajo që më së shumti u shqetëson, o ju të rinj e të reja, është instinkti seksual, të cilin All-llahu i Lartmadhërishëm e vuri në shpirtin e njeriut si dëshirë e vazhdimit të llojit njerëzor. Unë nuk dua të zgjerohem në këtë çështje, por dua që tërheq fort vërejtjen nga të ngarkuarit me gabime në lidhje me këtë fuqi të fshehtë e që i përngjet benzinës, ashtu që kjo vazhdon të jetë fuqi e dobishme përderisa e përdorim në mënyrë korrekte, por nëse e afrojmë afër zjarrit, shndërrohet në forcë shkatërruese, që mund ta djegë tërë një lagje. Një njeri i urtë forcën seksuale e krahasoi me një shkëmb të madh në majë të një kodre të lartë, i cili mbase me shekuj qëndron në këtë gjendje e nëse vjen dikush dhe e lëviz, ai rrokulliset e kur të rrokulliset, s’ka forcë njerëzore që mund ta ndalojë atë. Ajo që e shtie në lëvizje epshin te të rinjtë e të rejat kufizohet në një numër çështjesh; prej tyre më të rëndësishme janë:

– Të menduarit rreth çështjes seksuale dhe të fantazuarit në të, dhe për këtë vetmia dhe fokusimi rreth vetes janë motive të fuqishme për vënien në lëvizje të instinktit seksual.

– Të shikuarit në pamjet e turpshme, skandaloze dhe shikimi i burrave gratë dhe i grave burrat si dhe përzierja midis dy gjinive.

– Prania nëpër ndeje, në të cilat ngacmohen çështjet seksuale. Të shoqëruarit e disa njerëzve të pavlefshëm, të devijuarve dhe të devijuarave që nuk kanë interesim për ndonjë çështje madhore apo të rëndësishme.

Çka do të thotë kjo?

Kjo do të thotë:

1. Secili prej jush le të merret me diçka të dobishme dhe le të përpiqet ta konsumojë fuqinë në të. Sporti është ai që e konsumon fuqinë trupore dhe ndihmon në zbutjen e presionit seksual.

2. Martesa e hershme është vlerë e madhe për atë që ka mundësi dhe kjo – dhashtë Zoti – është një fortesë e mbrojtur. Andaj, të rinjtë e të rejat e kanë për detyrë ta planifikojnë me seriozitet, njëkohësisht edhe shoqëria e ka për obligim t’u ndihmojë.

3. Forcimi i aspektit shpirtëror te secili prej jush konsiderohet gjëja themelore lidhur me këtë çështje. Pejgamberi s.a.v.s, siç është e njohur, i ka porositur të rinjtë me agjërim, se me të vërtetë përballimi kryesor i rrymës epshore të fuqishme duhet të bëhet me formimin e një rryme shpirtërore të fuqishme, gjithëpërfshirëse dhe të përkushtuar edukimit të sheriatit.

4. Shoqërimi me njerëzit e devotshëm, të mirë, shpirtdëlirë dhe me karaktere të larta.

5. Largimi nga ndejat dhe vendet ku bisedohet për çështje seksuale.

6. Largimi i të shikuarit dhe i përzierjes me gjininë tjetër me aq sa ke mundësi.

7. Secili prej jush le të mendojë njëqind herë para se ta bëjë një hap të gabuar, i cili do të lë në jetën e tij gjurmët më të liga, ndërsa në shpirtin e tij kujtimet më të këqija.

All-llahu na qoftë në mbrojtje neve dhe juve!

/Abdulkerim el Bekkar/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit