-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

A flini, siç ka fjetur Profeti a.s?

Më të lexuarat

Nga: Xhasim Mutawa

A flini, siç ka fjetur Profeti a.s?

Nga tradita e Profetit (a.s) ishte që të flinte në krahun e djathtë.
–      Ai vendoste pëllëmbën e dorës së djathtë nën faqen e tij të djathë.
–      E urrente shumë fjetjen përmbysur (me bark).
–      E fshinte tre herë me dorën e tij mbulojën e vendit të fjetjes.
(Zbulimet e fundit të shkencës në këtë fushë kanë treguar, që fjetja në krahun e djathtë është mënyra më e mirë për të siguruar një qetësi trupore dhe shëndetësore.
Dobitë e fjetjes në krahun e djathtë:
Meqenëse mushkëria e majtë është më e vogël se e djathta, mbi zemër ushtrohet peshë më e vogël.
Mëlçia është e stabilizuar dhe nuk qëndron e varur. Stomaku qëndron mbi të për mrekulli. Ai e ka më të lehtë zbrazjen e ushqimeve pas tretjes.
Fjetja në krahun e djathtë është nga proceset me të mrekullueshme mjekësore, që lehtësojnë dhimbjet e pneumonisë bronkiale.
Mushkëria e majtë çlirohet me shpejtësi nga sekrecionet dhe mukoza.
Sipas disa arritjeve studimore, nëse bie të flesh në krahun e djathtë, atëherë kjo shkakton një sërë valëzimesh në tru dhe nëpërmjet tyre bëhet e mundur zbrazja e një sërë ngarkesash të dëmshme dhe të tepërta nga truri. Kjo gjë pason me një qetësi trupore dhe një gjumë të ëmbël.
 
Tradita e Profetit Muhamed (a.s) është akoma në fokus të kërkimeve nga shkencëtarët. Ata hulumtojnë në mënyrën e fjetjes së profetit (a.s) dhe deri tani kanë gjetur që: Profeti (a.s) merrte abdes para se te flinte.
 
Tani pyetja ime qëndron këtu: A e praktikoni ju traditën e fjetjes së Profetit (a.s)?
Ndërsa pyetja e dytë është: A ua mësoni fëmijëve tuaj edukatën e fjetjes, sipas udhëzimeve të profetit (a.s)?

Rating: 5.0 of 5. 1 vote(s).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit