8.5 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Sulmi i armatosur në Tajlandë, 30 të vrarë, shumica e të cilëve fëmijë

Më të lexuarat

Sulmi vdekjeprurës ka ndodhur në provincën verilindore Nong Bua Lam Phu, sipas transmetuesit publik tajlandez

Të paktën 30 persona, kryesisht fëmijë, u vranë sot nga të shtënat masive në Tajlandë, njoftoi media shtetërore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Një person i armatosur hapi zjarr në Qendrën për Kujdesin e Fëmijëve në provincën verilindore Nong Bua Lam Phu duke vrarë 30 persona.

“Raportet fillestare tregojnë për 30 persona të vrarë, kryesisht fëmijë”, raportoi transmetuesi publik tajlandez PBS News.

Raporti shton se sulmuesi ka vrarë veten, gruan dhe fëmijën e tyre.

Gjithashtu thuhet se ai ishte një ish efektiv policie.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit