27 C
Pristina
Saturday, September 28, 2024

MË MËSOI VDEKJA E PAPRITUR…

Më të lexuarat

Shkruar nga Meha Rauithi e cila mbas vdekjes së papritur të djalit dhe bashkëshortit të saj thotë:

Më mësoi vdekja e papritur…

Të veproj çdo gjë me sinqeritet për Allahun dhe nuk më intereson kënaqësia e njerëzve.

Më mësoi vdekja e papritur…

Të fal çdo namaz në fillim të kohës së tij, sepse unë nuk e di a e zë fundin e kohës së tij apo jo?!

Më mësoi vdekja e papritur…

Se vdekja nuk ka vetëm një mënyrë por ka një kohë të caktuar, e ajo ndodh edhe nëse je shëndoshë e mirë.

Më mësoi vdekja e papritur…

Ajo që kam nevojë ta blej sot, ndoshta nesër nuk më duhet. Ajo që kam nevojë ta lexoj nga Kurani sot, do të kem shumë nevojë për të nesër. Prandaj i jap përparësi leximit të Kuranit ndaj çdo gjëje tjetër.

Më mësoi vdekja e papritur..

Shpresoj të arrij sezonet në të cilat ibadetet kanë shpërblim të shumëfishuar dhe e lë pendimin për atëherë, porse ndoshta nuk e arrij atë. Pendimi dhe kërkimi faljes sot! Nëse vjen ky sezon të jetë shtesë i të mirave, e nëse nuk vjen i kam marrë sebebet.

Më mësoi vdekja e papritur…

Se nuk do të marr me vete vetëm se qefinin. Prandaj lum ai që i mbush kohët e tij me ibadete dhe ndriçon varrin e tij me vepra të mira.

Më mësoi vdekja e papritur…

Se veprat e mira padyshim të ruajnë nga fatkeqësitë.

Më mësoi vdekja e papritur…

Se kjo dunja nuk është vetëm se “….lojë, kalim kohe në argëtim, stoli, krenari mes jush dhe përpjekje në shtimin e pasurisë dhe të fëmijëve…” Hadid, 20 …. ASGJË TJETËR!

Allahu i faltë të vdekurit tanë e gjithë të vdekurit muslimanë!

Shpërndaje, ndoshta zgjon një zemër të shkujdesur.

Përktheu: F. Gurra

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit