2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Drejtori Simnica mori pjesë në manifestimin për 10-vjetorin e hapjes së xhamisë “Xheneti” në St. Gallen

Më të lexuarat

Më 24 shtator 2022, drejtori i Diasporës në Bashkësinë Islame të Kosovës qëndroi në Zvicër, ku mori pjesë në manifestimin e organizuar me rastin e 10-vjetorit të hapjes së xhamisë “Xheneti” në St. Gallen.

Në manifestim morën pjesë përfaqësues nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria, Presheva dhe Bujanovci.

Programi ishte i larmishëm me lexim Kurani, ilahi dhe recitime nga nxënësit dhe nxënëset e xhamisë dhe ilahistë të tjerë.

Ligjërata u mbajtë nga prof. Musa Musai dhe Fadil ef. Musliu, ndërsa tubimin e pëshëndetën të gjithë përfaqësuesit e Bashkësive Islame të vendlindjes.

Drejtori i Drejtorisë së Diasporës në Bashkësinë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica iu drejtua audiencës së nderuar me fjalën e tij përshëndetëse, duke i uruar e përgëzuar kryetarin e xhamisë “Xheneti”, z. Besart Ukaj, imamin, kryesinë dhe xhematin në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës, në emër të organeve udhëheqëse të saj dhe në emrin e Myftiut Tërnava për punën, angazhimin, aktivitetet dhe të arriturat e tyre për këtë periudhë kohore.

Ekrem ef. Simnica në fjalimin e tij foli për rolin dhe rëndësinë e xhamive në përgjithësi e në veçanti në Diasporë.

The post Drejtori Simnica mori pjesë në manifestimin për 10-vjetorin e hapjes së xhamisë “Xheneti” në St. Gallen appeared first on Bashkësia Islame e Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit