1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Policia e shkatërroi rastin e vjedhjes në polici

Më të lexuarat

Rastit të vjedhjes në dhomën e dëshmive në Prishtinë i mungojnë elementet kryesore të gjetjes së autorëve, shenjat e gishtërinjve, fotografitë fillestare etj.

Burime të “Zërit” brenda këtij institucioni thonë se “skena e krimit” siç i thonë vendit ku ka ndodhur një thyerje e ligjit, qoftë ajo vjedhje apo vrasje, nuk është bërë nga Policia e Kosovës.
Prandaj, rastit që ka ndodhur në vitin 2009 në ndërtesën e sigurisë së lartë, Drejtorinë e Krimeve të Rënda, sipas të gjitha gjasave nuk do t’i dihen kurrë saktësisht autorët pasi në dosje mungojnë elementet kryesore që rregullisht merren qysh në momentin e parë kur ndodh rasti.
“Rasti i është dorëzuar EULEX-it disa muaj më vonë, pasi ka ndodhur vjedhja e gati 50 kilogramëve heroinë e qindra mijëra euro në valuta të ndryshme. Në fakt EULEX-it nuk i është dhënë pothuajse asgjë pasi ‘skena e krimit’ nuk ishte bërë… më vonë kur EULEX-it i është dorëzuar njëfarë dosje, pothuajse gjithçka ka qenë më shumë përpjekje për ta kamufluar atë çfarë ka ndodhur”, i ka thënë “Zërit” një burim brenda Policisë në kushte anonimiteti.
Ditë më parë “Zëri” ka raportuar për tre zyrtarët kryesorë që kanë qenë përgjegjësit kryesorë të dhomës së dëshmive në Prishtinë dhe që tani përpos gradave që nuk u janë ndryshuar asnjëherë vazhdojnë të punojnë në pozita udhëheqëse brenda Policisë.
Përgjegjësia e nënkolonel Fatos Hazirit dhe majorët Haxhi Krasniqi dhe Senad Kelmendit nuk është hedhur poshtë asnjëherë nga Policia e Kosovës, mirëpo për ta nuk ka pranuar të thotë asnjë fjalë.
I pari ka qenë drejtor i Drejtorisë për Krime të Rënda, i dyti ka qenë zëvendës i tij, ndërsa major Senad Kelmendi ka qenë përgjegjës për kamera që ditën e vjedhjes nuk kanë funksionuar fare./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit