16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Shefi i Apple: Ultrabookët janë pretendentë

Më të lexuarat

Apple njihet për prodhim të laptopëve të hollë dhe të lehtë. I tillë është edhe ultrabooku i ri MacBook Air. Shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook, prezantoi MacBook Air më të rinj të kompanisë me më shumë hapësirë flash- deri në 512GB.

Cook, gjatë prezantimit të pajisjes lëshoi këtë deklaratë mjaft thumbuese: “Të gjithë përpiqen ta kopjojnë atë, por kohëve të fundit po kuptojnë se kjo nuk është gjë e lehtë.”
Cook, shtoi se në treg ekzistojnë vetëm dy pajisje MacBook Air dhe të tjerët.“Të gjithë e dijmë që realiteti është ndryshe. Do të lansohen me dhjetëra ultrabookë që kanë formën e MacBook Air.

Edhe Windows 8, do të sjellë shumë pajisje që do të ngjajnë me MacBook Air.
Por, problemi është se, të gjithë laptopët do të bëhen ultabook herët a vonë, mirëpo Apple gjithmonë do ta ketë brendin më të mirë.

Ky brend është gjithashtu më i miri edhe në tabletë. Aktualisht në treg kemi iPad dhe pretendentët. Konkurrenca në tregun e kompjuterëve do të jetë më e vështirë, por nuk mund ta fajësoni Cook-un për pozicionimin e MacBook Air në këtë mënyrë. Pas së gjithash, ende nuk kam parë asnjë vështrim të ultabookëve që nuk e përmend MacBook Air. /PCWorld Albanian/kohaislame/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit