Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, të hënën më 19.09.2022 e priti në kabinetin e tij, Ministrin e Ekonomisë, z. Kreshnik Bekteshi, i cili e informoi kreun e BFI për krizën e mundshme energjetike gjatë periudhës së ardhshme në vendin tonë.Pasi u këmbyen informacione të kësaj natyre, Kryetari i BFI Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai u zotua se do ta përdorë tërë autoritetin e tij dhe të gjitha kapacitetet e mundshme me të cilat posedon BFI, që të kontribuojë në gjetjen e mundësive për ta tejkaluar sa më lehtë këtë situatë në të cilën ndodhet i tërë rajoni si pasojë e luftës në Ukrainë. Në një prezencë masive të mediumeve të vendit, që kishin ardhur ta ndiqnin takimin, Reisul Ulemaja poashtu i premtoi Ministrit Bekteshi se BFI-ja do të jep kontributin e saj për shpenzim racional të energjisë elektrike. Reisul Ulemaja me këtë rast iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve të RMV, posaçërisht besimtarëve të konfesionit islam që të shpenzojnë energjinë elektrike në mënyrë racionale dhe në këtë mënyrë të kontribuojnë në tejkalimin e kësaj krize energjetike.“Me Ministrin Kreshnik Bekteshi biseduam për çështjen e shfrytëzimit racional të energjisë elektrike, me qëllim të zbutjes së situatës për të kaluar më lehtë këtë sfidë. E kemi dëshmuar gjithmonë se në momente të krizave por edhe tani do të jemi në shërbim të ngritjes së vetëdijes të qytetarëve që të jemi racional në shfrytëzimin e rrymës elektrike çka është në dobi të mbarë shoqërisë. BFI nuk e ka shumë problem që të kursejë apo të harxhojë energji në mënyrë racionale. Ne në të gjitha objektet tona, që janë mbi 700 xhami në vendin tonë, gjithmonë e kemi shfrytëzuar energjinë elektrike në mënyrë racionale”, tha Kryetari i BFI, H. Hfz. Shaqir Fetai, i cili shtoi se “gjatë ditëve dhe javëve në vijim, bashkë me 13 Myftinitë e BFI dhe mbi 1200 të punësuarve në BFI do të japim kontribut maskimal në ngritjen e vetëdijes së qytetarëve, fillimisht duke bë apele gjatë ditëve të xhumaja, e më pas edhe në forma tjera”.Nga ana tjetër Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi tha se me kursimin e energjisë elektrike, besimtarët do të kursejnë edhe në buxhetin e tyre familjar.“Realizuam një takim me Kreun e BFI-së me të cilin biseduam për krizën energjetike. Shpresojmë se BFI me apelin për kursim të energjisë do të ndihmojë në sfidën me krizën energjetike. Qëllimi është që të kursejmë sa më shumë energjinë elektrike, të gjithë të kursejnë jo vetëm në energjinë elektrike por edhe në buxhetin e tyre familjar. Ky bashkëpunim edhe në të ardhmen do të zhvillohet dhe do të thellohet”, tha Ministri Bekteshi.Bashkësia Fetare Islame në raste krizash, siç ishte për shembull Pandemia me Kovid 19, gjithmonë ka pasur ndjesinë dhe gatishmërinë që të kontribuojë në lehtësimin e situatave, duke qenë gjithmonë në shërbim të besimtarëve dhe përkrah tyre.***Реисул Улема апелира за рационално користење на струјатаПретседателот на Исламската Верска Заедница на РСМ, Реисул Улема Х.Хфз. Шаќир еф. Фетаи, во понеделникот, 19.09.2022 година, го пречека Министерот за Економија, г. Крешник Бектеши, кој го информираше Поглаварот на ИВЗ за можната енергетска криза во наредниот период во нашата земја.По размена на информациите од овој карактер, Претседателот на ИВЗ Реисул Улема Х.Хфз. Шаќир еф. Фетаи вети дека ќе го искористи сиот свој авторитет и сите можни капацитети со кои располага ИВЗ, за да придонесе за изнаоѓање можности за што полесно надминување на оваа состојба во која се наоѓа целиот регион како последица на војната во Украина.Во масовно присуство на медиумите, кои дојдоа да присуствуваат на средбата, Реисул Улема му вети на Министерот Бектеши дека ИВЗ ќе даде свој придонес за рационално трошење на електричната енергија. Реисул Улема во оваа прилика ги повика сите граѓани на РСМ, особено верниците од исламската вероисповед, рационално да ја трошат струјата и на овој начин да придонесат за надминување на оваа енергетска криза.„Со Министерот Крешник Бектеши разговаравме за прашањето за рационално користење на електричната енергија, со цел да се ублажи состојбата за полесно да се надмине овој предизвик. Секогаш сме докажувале дека во кризни моменти, но и сега ќе бидеме во служба на подигнување на свеста на граѓаните да бидат рационални во користењето на електричната енергија, што е за доброто на целото општество. ИВЗ нема проблем да заштеди или рационално да ја користи енергијата. Во сите наши објекти, кои се над 700 џамии кај нас, секогаш рационално ја користевме струјата“, рече Поглаварот на ИВЗ, Х.Хфз. Шаќир Фетаи, кој додаде дека „во текот на следните денови и недели заедно со 13-те муфтиства на ИВЗ и над 1200 вработени во ИВЗ ќе дадеме максимален придонес за подигање на свеста на граѓаните, најпрво со апели во текот на петочните молитви, а потоа и во други форми“.Од друга страна, министерот за економија Крешник Бектеши рече дека со заштеда на струја верниците ќе заштедат и на семејниот буџет.„Одрживме средба со првиот човек на ИВЗ со кој разговаравме за енергетската криза. Се надеваме дека ИВЗ со апелот за заштеда на енергија ќе помогне во предизвикот со енергетската криза. Целта е што повеќе да се заштеди струја, секој заштедува не само на струја туку и на семејниот буџет. Оваа соработка ќе се развива и продлабочува и во иднина“, рече министерот Бектеши.Исламската Верска Заедница во време на криза, како што е пандемијата Ковид-19, отсекогаш имала чувство и подготвеност да придонесе за олеснување на состојбите, секогаш да биде во служба на верниците и да ги поддржува нив.