0.7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Kthejani të drejtën atyre që u takon! – Justinian Topulli

Më të lexuarat

Është më e denjë ta dorëzosh vetë, atë që e ke marrë në mënyrë të pamoralshme dhe ilegjitime, sesa të këmbëngulësh pafundësisht në përligjjen e faktit të kryer.

Ashtu si drejtësia absolute e Zotit do të vendoset përfundimisht Ditën e Kiametit, sado larg qoftë kjo ditë, dhe çdo njeri do të marrë të drejtën që i takon, qoftë kjo edhe sa një thërrime, ashtu edhe askush nuk mund të përligjë në këtë botë uzurpimin e pronësisë apo legjitimitetit, nisur nga realiteti sado i gjatë, që ai e mban atë me pa të drejtë.

Vjedhjen, grabitjen, uzurpimin dhe çdo lloj padrejtësie tjetër, nuk e përligj kohëzgjatja e tyre, sado e gjatë qoftë ajo, sepse një pasuri apo pushtet, i cili që në gjenezë është i pamoralshëm, mbetet përherë i tillë.

Ndërsa kush mendon se e drejta e pronësisë apo e pushtetit i takon vetëm atij që e ka, dhe jo atij që e meriton, dhe se ky është vullneti i Zotit, atëherë të jeni të bindur se herët ose vonë mbi të do bjerë vetë ndëshkimi i Zotit, për t’i treguar atij dhe të tjerëve, se Zoti nuk e përligj kurrë padrejtësinë, uzurpimin dhe ilegjitimitetin, edhe pse e lejon atë të ndodhë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit