2.2 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Jo vetëm Erdogani: njeriut që i dedikohet Turqia e sotme si fuqi globale

Më të lexuarat

Thënie të një personaliteti që besoi te e pamundura: mbolli mendim për t’u korrur veprim

Rikthimi i Turqisë si fuqi botërore, duke patur nurin e dikurshëm perandorak në flamurin e Islamit, i dedikohet më së shumti jo vetëm atij që udhëheq aktualisht këtë shtet prej gati 20 vitesh, Erdoganit por dhe një mësuesi të tij, fetar dhe politik.

Quhet Nexhmedin Erbakan. Ky emër është një ndër simbolet e rikthimit të prestigjit turk në skenën botërore, duke u investuar gjithë jetën e tij për krijimin e kauzave triumfatore pa pranuar dorëzimin apo rënien në dëshpërim e pasivitet. Sot Turqia, e piketuar për t’u zhëbërë ashtu siç u zhbë Perandoria Osmane, dikton zhvillimet globale nën një udhëheqje me spektër dhe fetar, pa u fshehur apo kamufluar në identitetin e qartë islam.

Një inxhinier i njohur tankesh, madje shpikës i tyre, Nexhmedin Erbakan ishte një mendimtar i madh me prirje reformatore në mendimin islam, një imponues politik e fetar, që si tregues personaliteti ka thëniet e lëna me vlerë lapidare.

Ja disa prej tyre:

–Ju(laikëve, ateistëve, antifetarëve) dëshironi që unë vetëm të falem në xhami, e më pas ju i mësoni djalin tim në shkollë të urrejë Islamin, kështu që djali im do të kthehet dhe do të ma rrëzojë xhaminë në kokë.

– Fuqia e Umetit Islam është tek rinia e devotshme.

– Jeta është besim dhe xhihad(përpjekje), ndaj fitorja u takon atyre që i posedojnë këto dy cilësi.

– Nëse ndaheni sipas parimit: ky është turk, ky është arab, në këtë rast nuk do të ketë as turq e as arabë.

– Sionizmi është një krokodil: nofulla e sipërme është Amerika, nofulla e poshtme është Evropa, mendja e tij është Izraeli dhe trupi i tij janë tradhtarët mes nesh.

– Zëvendësimi i dollarit amerikan me dinarin islam është më i rëndësishëm se bërja e një bombe bërthamore dhe më me ndikim në balancën globale të fuqisë.

– Një musliman i mençur nuk shikon ngjarjet, por më tepër ata që qëndrojnë pas tyre.

– Kombi ynë i nderuar dhe i madh është vazhdimësia e atyre që mposhtën ushtritë e mëdha një mijë vjet më parë, ata që trokitën në portat e Vjenës 400 vjet më parë.

– Muslimanët që nuk kujdesen për politikën, do të qeverisen nga politikanë që nuk kujdesen për Islamin.

– Nëse Siria bëhet problem një ditë, dijeni se objektivi është Turqia.

– Kombi ynë është një komb i besimit dhe Islamit; masonët dhe komunistët u përpoqën ta shkatërrojnë dhe korruptojnë këtë komb me punën e tyre të vazhdueshme dhe në masë të madhe ia dolën. Mediat janë në duart e tyre, tregtia është në duart e tyre dhe ekonomia është nën kontrollin e tyre. Përballë kësaj fatkeqësie, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të punojmë dhe të veprojmë si një grusht dhe një zemër, në mënyrë që të mund ta kthejmë Turqinë në rrjedhën e saj origjinale dhe të lidhim historinë tonë të lavdishme me të tashmen tonë, e cila duam të jetë po aq e ndritshme sa e kaluara. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit