3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kosova kërkon anëtarësimin në ILO

Më të lexuarat

Edhe zyrtarë nga institucionet e Kosovës po marrin pjesë në sesionin e 101-të të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), ku janë mbi 5000 delegatë të 185 vendeve anëtare të kësaj organizate botërore. Në punimet e konferencës janë edhe një delegacion dhjetë anëtarësh nga Republika e Kosovës të kryesuar nga Nenad Rashiq, ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Agim Shahini, kryetar i Aleancës së Bizneseve të Kosovës, Haxhi Arifi, kryetar i BSPK së dhe zyrtarë të tjerë.

Punimet i ka hapur drejtori i ILO-s Juan Somavia, i cili në Gjenevë kërkoi bashkëpunim të qeverive botërore mes vendeve, superfuqive dhe qeverive rajonale për të mposhtur problemet e papunësisë në planet.

Delegacioni nga Kosova, gjatë qëndrimit në Gjenevë kanë uruar drejtorin e ri të Organizatës Ndërkombëtare (OBP/ILO) me seli në Gjenevë, britanikun Ryder Guy, duke kërkuar nga ai për një qasje më dinamike rreth Kosovës dhe anëtarësimit të shpejtë saj në këtë organizatë.

“Nga shumë drejtues të ILO-s, ministra e përfaqësues të delegacioneve të qeverive të ndryshme botërore kemi njoftuar mbi situatën aktuale në Kosovë, avancimin e proceseve pozitive, por edhe problemet, sidomos atë të papunësisë. Nga këto takime me bashkëbiseduesit tanë të delegacioneve të shumta të vendeve botërore kemi hasur në mirëkuptim për bashkëpunim dhe gatishmërinë të investimeve të tyre në Kosovë, duke konsideruar vendin tonë si një shtet stabil dhe të sigurt”, tha Nenad Rashiq, ministër i Punës.

Agim Shahini, kryetar i AKB së tha se prania e AKB së tashmë është bërë tradicionale në Gjenevë, sepse me vite të tëra Kosova ndjek sesionet e ILO s, me shpresë që shpejti edhe si anëtare e kësaj organizate botërore. Ai tregoi se në Gjenevë, delegacioni nga Kosova kishte një sërë takimesh me përfaqësues të qeverive botërore si dhe organizata tjera joqeveritare ku po lobohet për njohje të reja të Kosovës./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit