3 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Kurti sqaron marrëveshjen: Qytetarët e Kosovës do të kalojnë pa pengesa e ngarkesa kufirin me Serbinë

Më të lexuarat

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar edhe njëherë duke dhënë detaje se si do të funksionojë marrëveshja e re me Serbinë.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se më nuk do të ketë pengesa e vonesa në kufirin me Serbinë.

“Qytetarët e Republikës së Kosovës, me dokumente identifikimi (ID) të lëshuara nga shteti ynë, do të mund të kalojnë pa pengesa, ngarkesa e vonesa kufirin me Serbinë në të gjitha vendkalimet kufitare. Njësoj do të vlejë edhe për kahjen e kundërt me rastin e hyrjes në Kosovë me dokumente identifikimi (ID) të lëshuara nga autoritetet e Serbisë”.

Kurti është treguar mirënjohës ndaj qytetarëve për këto kohë.

“Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen dhe durimin, posaçërisht në këto katër javët e fundit”.

“Fryma e bisedimeve parimore e të barabarta në Bruksel është reciprociteti. Zgjidhjet normalizuese duhet ta kenë reciprocitetin përbrenda, teksa marrëdhëniet e mira fqinjësore e nënkuptojnë atë”, ka vijuar Kurti i cili ka falënderuar edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë për angazhimin.

“Falënderoj ndërmjetësit, zotërinjtë Borrell, Lajçak dhe Escobar, e sidomos ambasadorin amerikan Hovenier për angazhimin dhe kontributin”, ka përfunduar Kurti./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit