ALLAHU I MËSHIROFTË ATA PRINDËR…
Allahu i mëshiroftë ata prindër, që i mësojnë fëmijët e tyre të kujdesen për namazin.
Allahu i mëshiroftë ata prindër që i mësojnë qikat dhe djemtë e tyre rëndësinë e mbulesës dhe i mësojnë se sharja e shamisë, apo e një urdhëri tjetër fetar është kufër-mosbesim.
Allahu i mëshiroftë ata prindër, që i mësojnë fëmijët e tyre leximin e Kur’anit.
Allahu i mëshiroftë ata prindër, që ua mësojnë fëmijëve tyre, jetën dhe Sunnetin e Muhamedit alejhis selam.
Allahu i mëshiroftë ata prindër, që ua mësojnë fëmijëve tyre, urdhërat dhe ndalesat e Allahut Fuqiplotë…!
E ata prindër që nuk e kryejnë këtë obligim ndaj fëmijëve tyre, turp u qoftë!
Le ta dijnë prindërit e tillë se do të pyetën ditën e Gjykimit për fëmijët e tyre!
Muhamedi, alejhis selam ka thënë:
“Secili nga ju është bari për kopenë e tij… Burri është bari për familjen e tij dhe është përgjegjës për kopenë e tij. Gruaja është bareshë për shtëpinë e burrit të saj dhe ajo është përgjegjëse për kopenë e saj…” Buhariu, Muslimi.
O Allah, na përmirëso!
Hoxhë Irfan Salihu